Jaupaj: Strategjia e re e mbetjeve synon përafrimin me standardet e BE

Grupi Ndërinstitucional i Punës për rishikimin e Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, si edhe të Planit Kombëtar Sektorial të Mbetjeve zhvilloi sot mbledhjen e parë.


Grupi Ndërinstitucional i Punës për rishikimin e Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, si edhe të Planit Kombëtar Sektorial të Mbetjeve zhvilloi sot mbledhjen e parë.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj tha se “rishikimi i Strategjisë dhe i Planit Kombëtar Sektorial do të rakordojë objektivat e Direktivës Kuadër të Mbetjeve të Bashkimit Europian me prioritetet tona kombëtare, aspiratën për mbylljen e Kapitullit 27, planin e investimeve për sektorin e mbetjeve në dekadën e ardhshme, si edhe mekanizmat e nevojshëm financiarë për zbatimin e tij”.

Sipas tij, ky dokument do të shërbejë si udhërrëfyesi strategjik i reformës së sektorit deri në vitin 2035.

“Në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe me angazhimin e të gjitha institucioneve përgjegjëse, do të hartojmë një dokument të qëndrueshëm, të zbatueshëm dhe të financuar, që do të vendosë themelet e ekonomisë qarkulluese në Shqipëri dhe do të orientojë zhvillimin e sektorit të mbetjeve sipas standardeve më të mira europiane”, theksoi Jaupaj në një postim në rrjetet sociale.

Ministri Jaupaj bëri të ditur se ky proces që kërkon bashkëpunimin e të gjitha institucioneve, pushtetit vendor, partnerëve ndërkombëtarë dhe sektorit privat.

“Vetëm së bashku mund të ndërtojmë një sistem modern të menaxhimit të mbetjeve, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian”, shtoi ai.

Juapaj tha se “synimi ynë është të hartojë një strategji realiste, të zbatueshme dhe të financuar, që do të udhëheqë reformën e sektorit të mbetjeve dhe do të përshpejtojë rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ambasada britanike: E drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës

Ambasada britanike në Tiranë u bëri sot thirrje të gjitha palëve të respektojnë të drejtën për protestë paqësore dhe lirinë…

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasada britanike: E drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës

Ambasada britanike në Tiranë u bëri sot thirrje të gjitha palëve të respektojnë të drejtën për protestë paqësore dhe lirinë…