Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe OSBE forcojnë bashkëpunimin

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Genta Tafa (Bungo), priti në takim ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Michel Tarran.


Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Genta Tafa (Bungo), priti në takim ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Michel Tarran.

Në takim u diskutuan mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në mbështetje të misionit të Institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, me fokus të veçantë në parandalimin dhe adresimin e gjuhës së urrejtjes, përmes marrjes së iniciativave të përbashkëta që synojnë promovimin e respektit, barazisë dhe mosdiskriminimit.

Një tjetër temë e rëndësishme e diskutimit ishte mbështetja e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri për organizimin e ditëve ndërgjegjësuese në kuadër të nismës “Udhëtim në Shqipëri”, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi të drejtën për trajtim të barabartë, të promovojë kulturën e mosdiskriminimit dhe të afrojë institucionin me qytetarët në mbarë vendin.

Komisioneri vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri dhe theksoi rëndësinë e partneriteteve institucionale në avancimin e të drejtave të njeriut dhe forcimin e mekanizmave për mbrojtjen nga diskriminimi.

Në fund të takimit, palët shprehën gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin në realizimin e nismave dhe aktiviteteve me interes të përbashkët, në funksion të ndërtimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse, të bazuar në barazi, respekt dhe dinjitet për çdo individ.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MEPJ: Mospërfshirja e himnit kombëtar shqiptar në Pustec, mungesë protokolli

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhje për faktin që, në një aktivitet kulturor të zhvilluar dje në…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Mospërfshirja e himnit kombëtar shqiptar në Pustec, mungesë protokolli

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhje për faktin që, në një aktivitet kulturor të zhvilluar dje në…