Rama: Radhima po transformohet, “Lungomare 4” po merr jetë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Vlora vijon të transformohet përmes investimeve në hapësirat publike dhe infrastrukturën turistike, në funksion të zhvillimit urban dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe vizitorët.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Vlora vijon të transformohet përmes investimeve në hapësirat publike dhe infrastrukturën turistike, në funksion të zhvillimit urban dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe vizitorët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi pamje nga Radhima, ku po zhvillohet projekti “Lungomare 4”, duke e cilësuar atë pjesë të transformimit të mëtejshëm të vijës bregdetare të Vlorës.

“Në ndërkohë Vlora vazhdon të zhvillohet me hapësira publike të denja për Shqipërinë 2030 në BE dhe kjo është një copëz e transformimit të Radhimës, ku po merr jetë Lungomare 4 e po rritet numri i hoteleve të një niveli më të mirë”, u shpreh Rama.

Radhima dhe zona bregdetare e Vlorës kanë njohur vitet e fundit një rritje të investimeve në sektorin e turizmit, hotelerisë dhe shërbimeve, duke u kthyer në një nga destinacionet më të frekuentuara të Rivierës shqiptare.

Projekti “Lungomare 4” është pjesë e investimeve për zgjerimin dhe modernizimin e shëtitores bregdetare, me synimin për të krijuar më shumë hapësira rekreative dhe lehtësira për banorët dhe vizitorët.

“Lungomare 4” është vazhdimi i shëtitores ekzistuese në krahun perëndimor, me një gjatësi fillestare prej rreth 500 metrash linearë.

Projekti parashikon ndërtimin e një promenade me gjerësi rreth 7 metra, si dhe një piste biçikletash prej 2 metrash, duke krijuar një hapësirë funksionale dhe të integruar për këmbësorët dhe përdoruesit e biçikletave.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…