Ekonomia kineze demonstron qendrueshmëri, inovacion, vitalitet dhe integrim me botën

Midis datave 23 dhe 25 qershor 2026 zhvillohet në Kinë, në qytetin bregdetar Dalian të Kinës Verilindore, Takimi i 17-të Vjetor i Kampionëve të Rinj, që njihet edhe si Davosi Veror. Në këtë takim marrin pjesë më shumë se 1.700 pjesëmarrës nga më shumë se 90 vende dhe rajone të ndryshme të botës


Nga Prof. Dr. Enriko Ceko

Drejtor Ekzekutiv “Qendra Shqiptare për Zhvillim të Qëndrueshëm”

Midis datave 23 dhe 25 qershor 2026 zhvillohet në Kinë, në qytetin bregdetar Dalian të Kinës Verilindore, Takimi i 17-të Vjetor i Kampionëve të Rinj, që njihet edhe si Davosi Veror. Në këtë takim marrin pjesë më shumë se 1.700 pjesëmarrës nga më shumë se 90 vende dhe rajone të ndryshme të botës, për të diskutuar çështje të ndryshme ekonomike dhe jo vetëm, përfshirë edhe fazën tjetër të trajektores ekonomike të Kinës dhe atë se si përparimet teknologjike të transformohen në përfitime reale ekonomike.


Kryeministri i Kinës, Li Qiang mbajti fjalimin e rëndësishëm “Mundësia e Kinës 2.0 (China Opportunitu 2.0) ofron potencial rritjeje për bizneset globale”më 24 qershor, në Davorsin Veror në qytetin Dalian të Kinës veriore/Foto nga VCG

Në këtë takim, ndër më të rëndësishmit për botën në lidhje me ekonominë dhe të ardhmen e saj, Kryeministri i Kinës, Li Qiang mbajti fjalimin e rëndësishëm “Mundësia e Kinës 2.0 (China Opportunitu 2.0) ofron potencial rritjeje për bizneset globale”. Në këtë fjalim, Kryeministri Li u fokusua kryesisht në ngazhimet e Kinës dhe vlerën e këtyre angazhimeve për botën, angazhime që përbëjnë në fakt thirrje për bashkëpunim, mbështetje dhe hapa të përbashkëta për të ardhmen e tërë njerëzimit.

Pikërisht në seancën e hapjes së këtij takimit që zhvillohet nën temën e përgjithshme “Inovacioni në Shkallë”, Kryeministri Li Qiang, duke u fokusuar në tre pika, (1) inovacioni, (2) inteligjienca artificiale dhe (3) China Opportunity 2.0, në fjalën e tij tha “Ekonomia kineze ka demonstruar stabilitet, inovacion, vitalitet dhe integrim me pjesën tjetër të botës në fillim të periudhës së Planit të 15-të Pesëvjeçar 2026-2030. Ekonomia kineze ka ruajtur qëndrueshmëri të fortë dhe vrull pozitiv, ndërsa plani i ri pesëvjeçar po fillon të zbatohet. Stabiliteti i Kinës ka ofruar siguri të nevojshme dhe shërben si një port i sigurt, i rëndësishëm, në një botë gjithnjë e më të pasigurt.”

Kina prej kohësh ka treguar përkushtim serioz dhe të dedikuar për të zgjeruar në mënyrë aktive hapjen e saj ekonomike me botën dhe ekonominë globale, me qëllim integrimin e saj në këtë ekonomi transnacionale.

Në aspektin konkret

1. Kina ka lejuar trajtim me zero tarifa për 63 vendeve të botës.

2. Importet e Kinës janë renditur të dytat në nivel global për 17 vjet radhazi dhe në pesë muajt e parë të vitit 2026, importet u rritën me 20.5% krahasuar me vitin e kaluar, duke tejkaluar ndjeshëm rritjen e eksporteve.

3. Në Kinë operojnë pjesa më e madhe e kompanive më të mëdha në botë, renditur në 500 kompanitë më të mira nga Forbes.

4. Numri i zonave të lira ekonomike në Kinë është rritur nga viti në vit.

5. Kina tashmë është lider në krijueshmëri, inovacion, standarde, teknologji dhe në pronësinë intelektuale.


Më 25 qershor, në nënforumin “E Ardhma e Marrëdhënieve Kinë-SHBA” të Takimit Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror të Kampionëve të Rinj 2026 (Forumi i 17-të Veror i Davosit) të mbajtur në Dalian, ekspertë dhe studiues pjesëmarrës shkëmbyen pikëpamje./Foto nga VCG

“Kina në të paktën dhjetë vitet e fundit ka bërë përparime të pakrahasueshme në inovacion dhe teknologji”, theksoi kryeministri Li, i cili më tej tha se “zhvillimi i nxitur nga inovacioni, është çelësi i qëndrueshmërisë ekonomike afatgjatë dhe i rritjes së qëndrueshme të Kinës dhe padyshim që kjo rritje e qëndrueshme dhe e shëndetshme ekonomike e Kinës i atribuohet kryesisht kujdesit të Partisë Komuniste të Kinës dhe Qeverisë së Kinës për të arritur, mirëmbajtur dhe zhvilluar një mjedis të qëndrueshëm dhe zhvillim të nxitur nga inovacioni.

Në fakt inovacioni nuk është i mundur pa krijueshmëri dhe në këtë aspekt, sipas Kryeministrit Li, “inovacioni i Kinës, i fituar përmes viteve të forcimit të aftësive të veta dhe punës së palodhur, nxitur gjithashtu edhe nga aplikimi i gjerë në të gjitha industritë dhe i kultivuar përmes një ekosistemi të fuqishëm”, ka qenë udhëhequr nga shpirti krijues i popullit kinez.

Në të tëra veprimtaritë e njeriut dhe në të tërë sektorët, nëse nuk ka krijueshmëri, atëhere nuk ka as edhe inovacion, ose inovacioni do jetë i cunguar. Fakti që në Kinë inovacioni është prezent kudo, në çdo sektor dhe në çdo vend ku punohet për të realizuar produkte dhe shërbime për tregun vendas dhe për tregjet ndërkombëtare, tregon më së miri se në Kinë një kujdes i veçantë i kushtohet edhe krijueshmërisë. Dhe padyshim, që së bashku me krijueshmërinë dhe iniovacionin, në mënyrë paralele ecën edhe aplikimi i standardeve. Në lidhje me çështjen e inovacionit, Kryeministri kinez bëri thirrje për bashkëpunim më të thellë ndërkombëtar, sepse sipas pikëpamjes së Kinës, bashkëpunimi i nxitur nga inovacioni, është i domosdoshëm për të kapërcyer sfidat e rritjes globale. “Me menaxhimin e përshtatshëm të burimeve njerëzore, progresi teknologjik duhet t’i shërbejë të mirës së përbashkët dhe të përparojë qeverisjen e përbashkët në mënyrë më efektive”, shtoi ai.

Në fjalën e tij, Kryeministri i Kinës u fokusua edhe te inteligjenca artificiale duke thënë se “sektori i inteligjencës artificiale në Kinë ka përjetuar një rritje shpërthyese dhe vetëm konsumi ditor i tokenëve ka arritur në më shumë se 100 trilionë deri në fund të muajit maj 2026, duke e renditur Kinën ndër vendet me konsumin më të lartë në botë të tyre, ndërkohë që inteligjenca artificiale e mishëruar, ka filluar të lëvizë në shkallë të gjerë drejt komercializimit. Më tej Kryeministri i Kinës shtoi se “Kina do të vazhdojë të marrë pjesë në qeverisjen globale mbi inteligjencën artificiale dhe fusha të tjera, në një mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive. Kina do të punojë me palët përkatëse për të forcuar kornizat dhe rregullat institucionale, për të rritur efektivitetin rregullator dhe për të adresuar në mënyrë efektive rreziqet e mundshme. Ndërsa inteligjenca artificiale ka rritur ndjeshëm efikasitetin e inovacionit, rreziqet e arratisjes teknologjike dhe lëshimeve etike janë bërë më të theksuara dhe nëse qeverisja nuk arrin të mbajë ritmin, pasojat mund të jenë të rënda”, paralajmëroi Kryeministri i Kinës Li Qiang.

Dhe tashmë është dukshme se nëse “China Opportunity 1.0” lidhej me hapjen e Kinës ndaj botës dhe me prodhimin masiv me kosto të ulët, “China Opportunity 2.0”, koncepti i ri, i paraqitur nga Kryeministri Li Qiang në Forumin e 17-të të Davosit Veror, lidhet me Kinën si fuqi teknologjike dhe innovative, që kërkon të tërheqë investime dhe partneritete në sektorë me vlerë të lartë.


Më 24 qershor, të ftuarit pjesëmarrës shkëmbyen ide në “Natën e Kulturës” të Forumit të 17-të Veror të Davosit./Foto nga Xinhua

“China Opportunity 2.0” në të vërtetë përfaqëson një fuqizim gjithëpërfshirës të nxitur nga inovacioni dhe perspektiva investimesh me kthim shumë të lartë. do të thotë akses më i gjerë në teknologji të përparuara dhe përfitime zhvillimi më të ndara gjerësisht. “China Opportunity 2.0” ka të bëjë me fazën e re të zhvillimit ekonomik në të cilën ka hyrë tashmë Kina, një koncept i bazuar më shumë te inovacioni, teknologjia e avancuar, inteligjenca artificiale, energjia e gjelbër dhe investimet me vlerë të lartë. Në praktikë, “China Opportunity 2.0” nënkupton:

· qasje më të gjerë në teknologjitë kineze;

· investime në inteligjencë artificiale, robotikë dhe industri të avancuara;

· automjete elektrike, bateri dhe energji të rinovueshme;

· treg të madh konsumatorësh në Kinë për bizneset e huaja;

· bashkëpunim më të madh në inovacion dhe teknologji.

Në aspektin gjeopolitik, ky është edhe një mesazh mëse i qartë për botën se rritja teknologjike e Kinës është një mundësi e pakrahasueshme dhe e pandalshme bashkëpunimi. Në fakt, në disa raste sporadike “China Opportunity 2.0” është paraqitur si një tronditje dhe kërcënim për ekonominë globale, ndërkaq që është e dukshme se nga zhvillimi i Kinës po përfiton tërë njerëzimi dhe të tëra vendet e rajonet e botës ku më shumë e ku më pak, por ndikimi i ekonomisë kineze tashmë ka prekur pozitivisht çdo cep të globit dhe ka ndikim optimist në çdo ekonomi ta madhe apo të vogël.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Rama mbërrin në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës në Poloni

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Gdańsk të Polonisë ku merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës.

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama mbërrin në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës në Poloni

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Gdańsk të Polonisë ku merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës.