Begaj: Kërkimi shkencor, kohë vendimtare për Shqipërinë në rrugëtimin e saj evropian

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare mbi rëndësinë e Toponimisë në Formësimin e Identitetit Kulturor Shqiptar, të organizuar në Tiranë nga Instituti i Antropologjisë pranë Akademisë së Shkencave.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare mbi rëndësinë e Toponimisë në Formësimin e Identitetit Kulturor Shqiptar, të organizuar në Tiranë nga Instituti i Antropologjisë pranë Akademisë së Shkencave.

Duke iu referuar temës së kësaj konference: “Kur toka flet me emra. Gjurmime antropologjike dhe gjuhësore”, Kreu i Shtetit gjatë fjalës përshëndetëse vlerësoi përpjekjen kërkimore-shkencore që merr një rendësi të veçantë në një kohë vendimtare për Shqipërinë në rrugëtimin e saj evropian.

“Shqipëria shkon drejt Bashkimit Evropian jo duke lënë pas vetes identitetin e saj, por duke e marrë atë me vete si vlerë, si vlerë të shtuar”, deklaroi Presidenti Begaj, duke theksuar se, “Evropa nuk është një hapësirë që kërkon zbehjen e kulturave kombëtare. Përkundrazi, ajo është ndërtuar mbi bashkëjetesën e gjuhëve, traditave, kujtesës dhe përvojave të ndryshme historike. Në këtë shumësi, identiteti shqiptar bëhet një pasuri që i përket natyrshëm historisë kulturore të kontinentit”.

Presidenti i Republikës vlerësoi, gjithashtu, faktin që këto studime gjuhësore dhe antropologjike dëshmojnë se Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë, kulturalisht dhe historikisht, pjesë e pandarë e Mesdheut dhe Evropës.

“Kjo e bën edhe më të qartë se integrimi ynë evropian nuk është vetëm një projekt institucional i së tashmes, por edhe një ritakim zyrtar me një hapësirë ku, në kuptimin kulturor, kemi qenë gjithmonë të pranishëm”, u shpreh Presidenti Begaj. Dokumentimi i kësaj kujtese është edhe dëshmi se trashëgimia jonë ka qenë përherë pjesë e qytetërimit evropian.

Kreu i Shtetit vlerësoi, gjithashtu, shtrirjen e studimeve të toponimisë dhe të antropologjisë përtej hartës së Shqipërisë, duke përfshirë trevat në rajon dhe diasporën, arbëreshët, si dhe komunitetet arvanitase.

Një pjesë të rëndësishme të nismës Presidenti Begaj vlerësoi dhe përfshirjen e të rinjve dhe shkollave: “Në një kohë kur flasim me shqetësim për tkurrjen demografike, për uljen e numrit të nxënësve dhe për sfidat e arsimit, çdo projekt që e afron rininë me dijen, me kërkimin dhe me kulturën kombëtare meriton mbështetje, meriton respekt”, deklaroi Presidenti i Republikës.

Në fund të fjalës, Kreu i Shtetit inkurajoi akademiket dhe kërkuesit shkencorë për vijimin e nismave të tilla për shndërrimin e tyre në një model bashkëpunimi mes institucioneve shkencore, shkollave, komuniteteve dhe diasporës.

“Sepse kur toka flet me emra, ajo nuk flet vetëm për të shkuarën. Ajo na flet edhe për përgjegjësinë që kemi ndaj së ardhmes”, deklaroi Presidenti Bajram Begaj.

Burimi ATSH

Hoxha: Diplomacia të kthejë marrëdhëniet politike në mundësi ekonomike

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mbajti një bashkëbisedim në Universitetin Ludovika të Shërbimit Publik në Budapest,…

Global 360

Kurti takon Magyar: Hungaria është një nga qendrat e rëndësishme në rrugën euroatlantike të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se sa më e integruar dhe më e fortë institucionalisht të jetë Kosova, aq më e…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Diplomacia të kthejë marrëdhëniet politike në mundësi ekonomike

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mbajti një bashkëbisedim në Universitetin Ludovika të Shërbimit Publik në Budapest,…