Karakaçi: Shqipëria drejt “shoqërisë gigabit”, investime për rrjete moderne dhe mbulim 5G

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi deklaroi sot se “Shqipëria po punon për të harmonizuar zhvillimin e rrjeteve të komunikacioneve me standardet e Bashkimit Europian


Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi deklaroi sot se “Shqipëria po punon për të harmonizuar zhvillimin e rrjeteve të komunikacioneve me standardet e Bashkimit Europian me synim ndërtimin e rrjeteve moderne me fibër optike deri te përdoruesi fundor dhe mbulim të avancuar 5G në përputhje me objektivat e Bashkimit Europian për vitin 2030″.

Në fjalën e tij në gjatë aktivitetit të organizuar me rastin e prezantimit të infrastrukturës nëntokësore në zonat urbane me në fokus sistemimin e kabllove ajrore dhe strukturave të improvizuara që dëmtojnë pamjen e qyteteve, Karakaçi tha se sipas këtij rrjeti përdoruesit fundorë në vendet fikse do të jenë të mbuluar nga një rrjet gigabit deri në pikën e përfundimit të rrjetit.

Sipas tij, objektivi është ndërtimi i një “shoqërie gigabit” në Shqipëri, ku qytetarët dhe bizneset të kenë akses në internet me shpejtësi të lartë në të gjithë territorin e tij.

Patjetër, vijoi Karakaçi, që Ministria në zbatim të dhe vizionit të Kryeministrit për një “shoqëri gigabit” edhe në mbështetje të ofrimit të shërbimeve digjitale në sektorin publik dhe privat, ka hartuar kuadrin e plotë ligjor dhe nënligjor për rrjete më të shpejta, më të sigurta dhe më të qëndrueshme, të përfaqësuara ndërmjet të tjerave nga: Ligji 54/2014 për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë, që bën përafrimin e plotë të Kodit Europian të Komunikimeve Elektronike dhe vendos si objektiv ndërtimin e rrjeteve të kapaciteteve të larta të komunikimit, që parashikon shpejtësi komunikimi mbi 100 megabit për sekondë.

“Ligji 120/2016 për zhvillimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë të lartë, që vendos bazat për të ulur kostot dhe përshpejtuar investimet në infrastrukturën dixhitale përmes thjeshtimit të procedurave, koordinimit institucional dhe zbatimit të parimit “gërmo vetëm një herë”. Gjithashtu, ndryshimi në VKM-në për lejet e zhvillimit, që rregullon zhvillimin e territorit në lidhje me komunikimet elektronike sipas praktikës së Bashkimit Europian, kanë parashikuar lehtësime në kategori të caktuara punimesh, si ato për mirëmbajtjen e rrjeteve”, tha Karakaçi.

Ministri Karakaçi u shpreh se “Ministria po ashtu ka hartuar në konsultim me publikun dhe me të gjithë aktorët dhe në fakt tani është në fazën e pritjes së marrjes së no-objection nga Komisioni Europian, ligjin e ri për infrastrukturën e gigabit, duke përafruar legjislacionin e ri europian në fushën me koordinim me të gjithë aktorët. Ky projektligj në fakt u prezantua në 14 maj 2026 me të gjitha bashkitë dhe është miratuar dhe nga Këshilli Konsultativ me bashkëqeverisjen vendore”.

Ministria, shtoi ai, përveç gjithë kuadrit ligjor, në fakt ne e dimë që kemi edhe zona dhe territore në Shqipëri të cilat, për shkak të mungesës së një fizibiliteti nga ana e operatorëve ekonomikë, nuk kanë të shpërndarë dhe të zhvilluar rrjet broadband.

“Në kuadër të kornizës të investimeve të Ballkanit Perëndimor, WBIF, Ministria ka përfituar një projekt në lidhje me shtrimin e rrjetit broadband në këto zona, që quhen zona të bardha, të cilat nuk kanë mbulim. Dhe ka një vlerë totale prej 110 milionë euro dhe një grant prej rreth 35 milionë euro të akorduar nga Bashkimi Europian. Dhe çfarë synojmë ne këtu? Të mbështesim ndërtimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike broadband në këto zona, duke mbështetur sigurisht politikat e qeverisë për ofrimin e shërbimeve digjitale në të gjithë territorin e vendit dhe zhvillimin e ekonomisë në këto zona”, nënvizoi Karakaçi.

Ministri Karakaçi informoi se “Ministria po ashtu ka mundësuar edhe asistencë për bashkitë nga Bashkimi Europian, me qëllim krijimin e strukturave të duhura brenda bashkive për përmbushjen e detyrave që bashkitë kanë lidhur me zhvillimin e rrjeteve broadband, përsëri në bazë të parimit “gërmo vetëm një herë””.

“Sigurisht që zhvillimi i infrastrukturës digjitale gigabit, ndërtimi i rrjeteve të komunikimit të kapaciteteve të larta, të sigurta dhe qëndrueshme që i përgjigjen kërkesave të të ardhmes, në të gjithë sektorët e ekonomisë, në transport, energji, industri, për autonomizimin e proceseve të biznesit, realizimin e Smart City, ofrimin e shërbimeve elektronike ndërkufitare, kërkon investime të vijueshme”, tha Karakaçi.

Por, shtoi ministri, realizimi i një “shoqërie gigabit” kërkon një rol më aktiv.

“Kërkon një rol më aktiv nga të gjitha bashkitë, aktorët e ndryshëm institucional, entet publike që kanë rol në këtë proces, si për lejet e ndërtimit, si për zhvillimin e këtyre rrjeteve dixhitale, respektimin e afateve ligjore, adoptimin e rregullave transparente dhe objektive. Megjithatë, ne jemi të fokusuar për t’i arritur këto qëllime dhe për të vijuar për të çuar para Shqipërinë drejt këtij transformimi”, tha ministri Karakaçi.

/Marrë nga ATSH

9,7 milionë tonë prodhim bujqësor në 2025-ën, INSTAT: Perimet në rritje, në rënie drithërat dhe frutat

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) publikoi të dhënat për prodhimin bujqësor në vitin 2025, ku fermerët shqiptarë kanë prodhuar…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

9,7 milionë tonë prodhim bujqësor në 2025-ën, INSTAT: Perimet në rritje, në rënie drithërat dhe frutat

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) publikoi të dhënat për prodhimin bujqësor në vitin 2025, ku fermerët shqiptarë kanë prodhuar…