9,7 milionë tonë prodhim bujqësor në 2025-ën, INSTAT: Perimet në rritje, në rënie drithërat dhe frutat

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) publikoi të dhënat për prodhimin bujqësor në vitin 2025, ku fermerët shqiptarë kanë prodhuar rreth 9,7 milionë tonë produkte bujqësore, me ndryshime të ndryshme sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë rurale.


Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) publikoi të dhënat për prodhimin bujqësor në vitin 2025, ku fermerët shqiptarë kanë prodhuar rreth 9,7 milionë tonë produkte bujqësore, me ndryshime të ndryshme sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë rurale.

Sipas të dhënave zyrtare, perimet mbeten kategoria kryesore e prodhimit, me rreth 1,4 milionë tonë dhe një rritje prej 1,5% krahasuar me një vit më parë. Qarqet Fier, Tiranë dhe Berat përbëjnë rreth 62% të prodhimit total të perimeve në vend.

Prodhimi në serra zë 22,1% të totalit të perimeve, por ka shënuar rënie prej 0,9%. Qarku i Fierit mban peshën kryesore me 48,7%, ndërsa Berati kontribuon me 30,5%.

Drithërat kanë arritur në rreth 624 mijë tonë, por me rënie krahasuar me vitin 2024. Gruri ka shënuar ulje prej 10,1%, ndërsa elbi është rritur me 13,6%.

Në sektorin e pemëtarisë, prodhimi i frutave ka zbritur në 253 mijë tonë, me një rënie prej 12,8%, ku qarku i Korçës mbetet kontribuuesi kryesor.

Prodhimi i ullinjve ka arritur në 143 mijë tonë, me një ulje prej 2,3%, ndërsa agrumet janë regjistruar në 59 mijë tonë, me qarkun e Vlorës si prodhuesi kryesor.

Ndërkohë, bimët mjekësore kanë shënuar rritje prej 9,6%, ndërsa patatja ka pësuar rënie prej 7,2%.

Sipas INSTAT, struktura e prodhimit bujqësor vijon të mbetet e përqendruar në disa qarqe kryesore, ku Fieri, Berati, Korça dhe Vlora ruajnë peshën më të madhe të prodhimit kombëtar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.