Rama: Studentët, rol aktiv në përzgjedhjen e projektit për Kampusin “Aleksandër Moisiu”

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të pesë ekipeve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar për Kampusin e Ri Universitar “Aleksandër Moisiu”, theksoi se ky proces përfshin dy risi të veçanta, të propozuara nga një grup studentësh të universitetit prestigjioz ETH të Zyrihut.


Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të pesë ekipeve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar për Kampusin e Ri Universitar “Aleksandër Moisiu”, theksoi se ky proces përfshin dy risi të veçanta, të propozuara nga një grup studentësh të universitetit prestigjioz ETH të Zyrihut.

Rama u shpreh se, për shkak se Shqipëria është kthyer në një adresë shumë tërheqëse për profesionistët e arkitekturës dhe zhvillimit urban, nuk janë vetëm arkitektët e huaj që punojnë në vend, por edhe shumë të tjerë që krijojnë lidhje bashkëpunimi, zhvillojnë vizita studimore dhe angazhohen në projekte kërkimore.

Rama theksoi se, studentët e ETH-së kanë afro një vit që zhvillojnë projekte kërkimore në Shqipëri dhe kanë propozuar dy risi që aplikohen për herë të parë në një proces konkurrimi të këtij lloji.

“Risia e parë është krijimi i një jurie studentore, e cila do të punojë në mënyrë të pavarur dhe paralelisht me jurinë zyrtare ndërkombëtare. Studentët do të analizojnë dhe vlerësojnë pesë propozimet finaliste, duke hartuar një raport me konkluzionet e tyre, i cili do t’i paraqitet jurisë zyrtare përpara marrjes së vendimit përfundimtar. Ky raport do të shërbejë si një kontribut këshillimor në procesin e vlerësimit”, tha Rama.

Ai shtoi se një përfaqësues i studentëve është pjesë e jurisë zyrtare gjatë gjithë procesit në rolin e këshilltarit të përhershëm, duke sjellë perspektivën e atyre që e përdorin kampusin sot dhe që kanë vizionin e tyre për kampusin e së nesërmes.

Kryeministri theksoi se risia e dytë lidhet me zgjerimin e diskutimit përtej kufijve të perimetrit të konkursit.

“Krahas projektimit të kampusit, ekipeve finaliste u është kërkuar të reflektojnë edhe mbi zonën lidhëse mes universitetit dhe qytetit të Durrësit, duke e konsideruar atë pjesë të së njëjtës histori urbane”, tha Rama.

“Qëllimi është të kuptojmë më mirë marrëdhënien mes kampusit dhe qytetit, si dhe mënyrën se si zhvillimi i tyre mund të mbështesë njëri-tjetrin”, u shpreh Rama.

Ai bëri të ditur se, ndërkohë që juria zyrtare dhe ajo studentore do të zhvillojnë diskutimet dhe vlerësimet e tyre, ekipet finaliste do të marrin pjesë në një workshop intensiv me përfaqësues të Bashkisë së Durrësit, Agjencisë Kombëtare të Planifikimit, Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe komunitetit lokal.

Rama nënvizoi se, për disa orë, arkitektët, planifikuesit, institucionet dhe qytetarët do të punojnë së bashku për të identifikuar problematikat kryesore të zonës dhe për të propozuar ide për projekte konkrete që mund të përmirësojnë jetën e banorëve dhe studentëve, përtej perimetrit të kampusit.

Kryeministri shtoi se, workshop-i do të fokusohet në tema si hapësirat publike, siguria rrugore, lëvizshmëria, aksesueshmëria për këmbësorët dhe biçikletat, si dhe transformimi i zonave informale përmes projektimit urban.

Në përfundim të procesit, synohet që secili ekip finalist të marrë përsipër zhvillimin pro bono të një ose dy projekteve konkrete, pa pagesë, gjë për të cilën, theksoi Rama, arkitektët kanë rënë dakord.

“Jam shumë mirënjohës ndaj arkitektëve ndërkombëtarë, sepse ajo që nuk dihet shpesh është kontributi i tyre pro bono (pa pagesë) për shumë projekte, shkolla, qendra shëndetësore apo kërkesa të tjera që lindin nga puna në terren”, tha ai.

Rama sqaroi se këto projekte do të zhvillohen më pas në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit, Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe institucione të tjera partnere, nën mbikëqyrjen e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.

“Në këtë mënyrë ne nuk e kufizojmë konkursin vetëm te përzgjedhja e një fituesi, por e konsiderojmë atë si një pikënisje për shumë më tepër se kaq”, përfundoi Kryeministri.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Kumbaro: 82 projekte do të financohen për Programin Kombëtar të Kërkimit dhe Zhvillimit

Ministria e Arsimit dhe Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit do të financojnë 82 projekte në kuadër të Programit…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: 82 projekte do të financohen për Programin Kombëtar të Kërkimit dhe Zhvillimit

Ministria e Arsimit dhe Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit do të financojnë 82 projekte në kuadër të Programit…