Rama: Kampusi universitar i Durrësit nuk përjashton zhvillimin e atij të Tiranës

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e pesë projekteve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar për Kampusin e Ri Universitar “Aleksandër Moisiu” në Durrës, një projekt që synon transformimin e arsimit të lartë dhe krijimin e një qendre moderne akademike me standarde bashkëkohore.


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e pesë projekteve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar për Kampusin e Ri Universitar “Aleksandër Moisiu” në Durrës, një projekt që synon transformimin e arsimit të lartë dhe krijimin e një qendre moderne akademike me standarde bashkëkohore.

Gjatë aktivitetit, Rama theksoi se kampusi i ri universitar është konceptuar si një hapësirë ku arsimi, kërkimi shkencor, inovacioni, sipërmarrja, kultura dhe jeta studentore do të ndërthuren në një ekosistem të vetëm zhvillimi, duke e kthyer universitetin në një motor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik dhe social.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se ky kampus nuk përjashton zhvillimin e kampusit universitar në Tiranë.

“Ky kampus nuk është një zhvillim që përjashton zhvillimin e Kampusit të Tiranës. Ne jemi edhe në një proces harmonizimi të nevojave dhe adresimit të tyre mes Kolegjit të Europës dhe Universitetit të Tiranës. Kolegji i Europës po ndërtohet në Tiranë dhe është një zhvillim tjetër spektakolar, i bazuar në një tjetër projekt të arkitektëve tanë ndërkombëtarë. Aty do të krijohet mundësia që të ketë hapësira të konsiderueshme edhe për Universitetin e Tiranës”, deklaroi Rama.

Sipas Kryeministrit, projekti i Kampusit të ri Universitar “Aleksandër Moisiu” synon të krijojë kushte moderne për studentët dhe stafin akademik, duke integruar mjedise mësimore, laboratorë kërkimorë, hapësira inovacioni, ambiente kulturore dhe shërbime për jetën studentore.

Pesë ekipet finaliste paraqitën vizionet dhe propozimet e tyre arkitektonike për kampusin, i cili pritet të shndërrohet në një nga projektet më të rëndësishme universitare dhe urbane në vend.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-ve: Partneritet i pazëvendësueshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt,…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-ve: Partneritet i pazëvendësueshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt,…