Gonzato: Vetingu solli rezultate historike, sfidë ruajtja e standardeve të reformës në drejtësi

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të procesit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të procesit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në aktivitetin ku të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministrja Albana Koçiu dhe kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, Gonzato tha se nëntë vite më parë Shqipëria nisi një rrugëtim të paprecedent për nga shtrirja, kompleksiteti dhe ambicia, duke theksuar se ky proces kërkoi guxim politik, qëndrueshmëri institucionale dhe angazhimin e të gjithë aktorëve të përfshirë.

Gonzato tha se “Bashkimi Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë e kanë shoqëruar Shqipërinë gjatë gjithë këtij procesi përmes Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, duke ofruar ekspertizë, mbikëqyrje dhe mbështetje të vazhdueshme”.

Gonzato nënvizoi se procesi i vetingut ka sjellë rezultate të prekshme dhe historike, ndërsa tashmë janë përfunduar të gjitha çështjet në shkallë të parë dhe janë shqyrtuar përfundimisht të gjitha ankimet.

“Qindra raste janë vlerësuar sipas standardeve rigoroze të vlerësimit të pasurisë, integritetit dhe kompetencës profesionale, duke dëshmuar se askush nuk është mbi përgjegjësinë dhe llogaridhënien, si dhe se pavarësia e gjyqësorit duhet të ecë krah për krah me përgjegjësinë, integritetin dhe etikën profesionale”, tha ai.

Ambasadori i BE-së vlerësoi punën e institucioneve shqiptare të përfshira në proces, veçanërisht Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Komisionerët Publikë dhe strukturat mbështetëse.

“Kjo arritje u përket institucioneve shqiptare që mbajtën mbi supe këtë përgjegjësi të jashtëzakonshme: Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Komisionerëve Publikë dhe të gjitha institucioneve mbështetëse. Vlerësoj përkushtimin dhe profesionalizmin e gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Puna e tyre kërkoi ekspertizë juridike, por edhe integritet dhe pavarësi përballë një vëmendjeje të jashtëzakonshme publike”, vijoi Gonzato.

Duke folur për fazën e ardhshme, ambasadori Gonzato theksoi se përfundimi i vetingut nuk përbën fundin e reformës në drejtësi, por shënon nisjen e një etape të re.

Sipas tij, sfida kryesore tashmë mbetet ruajtja dhe konsolidimi i standardeve të vendosura gjatë procesit të rivlerësimit.

“Mekanizmat e reformës së vitit 2016 u konceptuan si instrumente kalimtare. Misioni i tyre përmbyllet sot, por standardet që vendosën do të mbeten dhe do të vazhdojnë të udhëheqin sistemin e drejtësisë. Standardet e vendosura nga vetingu duhet të shndërrohen në tipare të përhershme të sistemit shqiptar dhe jo të mbeten thjesht kujtim i një periudhe të jashtëzakonshme. Përparimi në sundimin e ligjit nuk matet nga reformat e shkruara në letër; ai matet nga besimi që qytetarët kanë se drejtësia në Shqipëri është e drejtë, e paanshme dhe e aksesueshme për të gjithë”, përfundoi Gonzato.

Burimi ATSH

Ambasadorja e Zvicrës takim me ministrin Hoxha

Ambasadorja zvicerane Siri Walt kreu një vizitë kortezie me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Ferit Hoxha.

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadorja e Zvicrës takim me ministrin Hoxha

Ambasadorja zvicerane Siri Walt kreu një vizitë kortezie me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Ferit Hoxha.