Përfundon programi EU4Schools, 63 institucione arsimore të rikthyera në funksion pas tërmetit të 2019-ës

Programi EU4Schools i Bashkimit Evropian me një fond prej 75 milionë euro bëri të mundur rindërtimin dhe rehabilitimin e 63 institucioneve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti.


Programi EU4Schools i Bashkimit Evropian me një fond prej 75 milionë euro bëri të mundur rindërtimin dhe rehabilitimin e 63 institucioneve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti.

Në aktivitetin e organizuar sot, me rastin e përfundimit të këtij programi, ishin të pranishëm ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Shqipëri, Randi Davis, kryetarë bashkish, partnerë, mësues, prindër dhe nxënës.

Në fjalën e tij Gonzato theksoi se “kur tërmeti goditi Shqipërinë, Bashkimi Evropian qëndroi pranë shqiptarëve që nga dita e parë. Brenda pak orësh, ekipet e shpëtimit dhe ndihma emergjente nga shtetet anëtare të BE-së mbërritën në vend. Ky solidaritet nuk u ndal me përfundimin e emergjencës. Përmes EU4Schools, ne ndihmuam komunitetet të rimëkëmben dhe të ndërtojnë një të ardhme më të sigurt. Ne nuk restauruam thjesht ndërtesa; ndërtuam qëndrueshmëri dhe krijuam mundësi për mësimdhënie më moderne, gjithëpërfshirëse dhe cilësore”.

“Sot, ne shënojmë mbylljen e këtij projekti, por angazhimi i Bashkimit Evropian ndaj Shqipërisë nuk përfundon këtu. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të rinjtë shqiptarë që të arrijnë ambiciet e tyre përmes arsimit cilësor dhe formimit profesional”, tha ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.
Zv/kryeministrja Koçiu u shpreh se “Programi EU4Schools, i cili lindi si një përgjigje solidariteti pas tërmetit të vitit 2019, sot përmbyllet si një histori suksesi europiane e shkruar në Shqipëri, me fëmijët dhe arsimin në qendër. Me një investim prej 75 milionë euro për rindërtimin dhe modernizimin e 63 shkollave për mbi 25 mijë nxënës, ky program është kthyer jo vetëm në një model bashkëpunimi, por edhe në një dëshmi të qartë të vizionit dhe besimit të përbashkët për të ardhmen europiane të Shqipërisë”.
Ndërsa minstri Demo tha se “në aktivitetin përmbyllës të programit EU4Schools, një prej ndërhyrjeve më domethënëse të rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019 ndamë mesazhin se investimet në arsim janë investime në sigurinë, dinjitetin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”.
“Roli i bashkive mbetet thelbësor jo vetëm në administrimin, por edhe në mirëmbajtjen afatgjatë të këtyre aseteve publike, që duhet të vijojnë t’u shërbejnë komuniteteve me të njëjtin standard për të cilin u ndërtuan”, theksoi Demo.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro tha se “ky program nuk rindërtoi vetëm shkolla, por edhe besimin, sigurinë dhe mundësitë për brezat. Ndërkohë partneriteti mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian do të vazhdojë të japë fryte konkrete për qytetarët”.

Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, shumë komunitete u përballën me sfidën jo vetëm për të riparuar dëmet, por edhe për t’iu rikthyer normalitetit pas një goditjeje të rëndë. Për mijëra fëmijë, mësues dhe familje, kjo nënkuptonte edhe rikthimin në bankat e shkollave në kushte të sigurta. EU4Schools ishte përgjigjja e Bashkimit Evropian ndaj kësaj nevoje dhe programi më i madh i investimit të BE-së në sektorin e arsimit në Shqipëri.

Burimi ATSH

Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë…