Ibrahimaj: Startup-et po udhëheqin transformimin e gjelbër dhe digjital të ekonomisë shqiptare

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë në aktivitetin “Green & Digital Innovation”


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë në aktivitetin “Green & Digital Innovation”, ku theksoi rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të startup-eve në transformimin e ekonomisë shqiptare drejt inovacionit, teknologjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Në fjalën e saj, Ibrahimaj nënvizoi se, përmes mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë shqiptare dhe partnerëve europianë po ndërtohet një ekosistem që krijon mundësi për sipërmarrësit e rinj të zhvillojnë ide, produkte dhe shërbime me potencial për tregun vendas dhe atë ndërkombëtar.

Ajo vlerësoi historitë e suksesit të startup-eve shqiptare si QELQ, EKOFUNGI, Alter Ego, Brisk Square dhe Match4Research, të cilat, sipas saj, dëshmojnë se talenti, kreativiteti dhe inovacioni shqiptar po sjellin zgjidhje konkrete në fusha të tilla si ekonomia qarkulluese, inteligjenca artificiale, teknologjitë digjitale dhe kërkimi shkencor.

Ibrahimaj theksoi se, investimi në inovacion, në ekonominë e dijes dhe në transformimin e gjelbër e digjital përbën një investim të drejtpërdrejtë në rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare, krijimin e vendeve të reja të punës me vlerë të shtuar dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin.

Aktiviteti “Green & Digital Innovation” mblodhi përfaqësues të institucioneve, sipërmarrjes dhe ekosistemit të inovacionit, me fokus promovimin e zgjidhjeve të reja teknologjike dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri.

Burimi ATSH

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…