Çelet në Kuvend ekspozita fotografike “Somnia Disaster” në 40-vjetorin e katastrofës së Çernobilit

Të pranishëm ishin zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Klodiana Spahiu, ambasadori i Ukraines Volodymyr Shkurov, kryetari i Grupit te Miqësise Shqipëri-Ukrainë, Elton Korreshi, deputetë, ministra, ambasadorë etj.


Në ambientet e sallës së seancave plenare të Kuvendit u zhvillua sot aktiviteti për çeljen e ekspozitës fotografike “Somnia Disaster”, organizuar në kuadër të 40-vjetorit të katastrofës së Çernobilit. Të pranishëm ishin zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Klodiana Spahiu, ambasadori i Ukraines Volodymyr Shkurov, kryetari i Grupit te Miqësise Shqipëri-Ukrainë, Elton Korreshi, deputetë, ministra, ambasadorë etj.

Në fjalën e tij Korreshi përshëndeti ekspozitën dhe tha se sot përkujtohet një nga tragjeditë më të mëdha të historisë moderne, katastrofën e Çernobilit, e cila la pasoja të rënda njerëzore, mjedisore dhe shoqërore.

“Kjo ekspozitë na kujton jo vetëm dhimbjen e së kaluarës, por edhe rëndësinë e përgjegjësisë, transparencës dhe solidaritetit ndërmjet popujve”, tha Korreshi.

Ndërsa, ambasadori Shkurov vlerësoi se për Ukrainën, kujtesa e Çernobilit mbetet pjesë e identitetit kombëtar dhe një thirrje e vazhdueshme për paqe, siguri dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Ai falënderoi Shqipërinë dhe popullin shqiptar për solidaritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës.

Ekspozita përmblodhi 35 vepra artistike fotografike dhe solli për publikun e pranishëm një reflektim të thellë mbi pasojat e katastrofave bërthamore, përgjegjësinë e shteteve dhe rëndësinë e mbrojtjes së brezave të ardhshëm. Përmes gjuhës së artit, ky projekt synon të nxisë ndërgjegjësimin mbi kujtesën historike dhe sfidat që lidhen me sigurinë dhe përgjegjësinë kolektive.

Veprat e ekspozuara janë prezantuar më parë edhe në institucione të rëndësishme kulturore në Ukrainë dhe jashtë saj, duke marrë vlerësime nga publiku dhe profesionistët e fushës.

Organizimi i kësaj ekspozite në Kuvendin e Shqipërisë merr një rëndësi të veçantë edhe në prag të takimit ministror “Evropa Juglindore – Ukraina”, që do të zhvillohet në Tiranë më 12 qershor 2026.

Në përfundim, aktiviteti përcolli një mesazh solidariteti, kujtese historike dhe përgjegjësie të përbashkët përballë sfidave që prekin shoqëritë dhe brezat e ardhshëm.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

107 vite nga zgjedhja e Fan Nolit si peshkop i parë i Kishës Ortodokse Shqiptare

Më 27 korrik të vitit 1919, Fan Noli u emërua peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare, ndërsa ndikimi i tij ishte…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

107 vite nga zgjedhja e Fan Nolit si peshkop i parë i Kishës Ortodokse Shqiptare

Më 27 korrik të vitit 1919, Fan Noli u emërua peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare, ndërsa ndikimi i tij ishte…