“Meshari i (pa)njohur”

Biblioteka Kombëtare dhe Akademia e Shkencave organizuan ligjëratën “Meshari i (pa)njohur” nga prof. dr. Vehbi Miftari


Në Akademinë Shkencave të Shqipërisë në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, u mbajt një ligjëratë e veçantë nga prof. dr. Vehbi Miftari lidhur me historinë e zbulimit, studimit dhe ruajtjes së ekzemplarit të vetëm të njohur deri më sot të “Mesharit” të Gjon Buzukut dhe vlerat e tij për historinë e gjuhës shqipe, kulturën e shkruar dhe identitetin kombëtar.

Në emër të Kryesisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, pjesëmarrësit i përshëndeti zëvendëskryetari akad. Vasil Tole, i cili vlerësoi rëndësinë e veçantë të “Mesharit” në traditën e studimeve albanologjike dhe kontributin e vazhdueshëm të kërkimit shkencor për ndriçimin e aspekteve të reja të kësaj vepre themelore. Duke vlerësuar librin më të fundit të prof. dr. Vehbi Miftarit, “Meshari i (pa)njohur”, akad Tole shpjegoi se, sipas profesorëve të gjuhësisë, “Meshari” mbetet një nga veprat më të studiuara që nga themeluesit e gjuhësisë shqiptare e deri në ditët tona.

Megjithatë, akad. Tole nënvizoi se Akademia e Shkencave e çmon faktin që për vepra themelore si “Meshari” vazhdon të shkruhet dhe të studiohet. Gjithashtu, ai vlerësoi bashkëpunimin me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe paraqiti shkurtimisht disa prej projekteve kryesore shkencore në zhvillim në Akademinë e Shkencave, siç është “Enciklopedia shqiptare”, “Historia e shqiptarëve” dhe “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, i cili tashmë është online.

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, znj. Majlinda Toçi, në fjalën e saj përshëndetëse theksoi se “Meshari” i Gjon Buzukut përbën një nga monumentet më të rëndësishme të kulturës dhe identitetit shqiptar, duke vijuar të mbetet objekt i rëndësishëm i kërkimit shkencor. Ajo vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në ruajtjen, studimin dhe promovimin e trashëgimisë së shkruar, si dhe vuri në dukje se Biblioteka Apostolike e Vatikanit kishte përcjellë një mesazh përshëndetës me rastin e kësaj veprimtarie.

Fillimisht prof. dr. Vehbi Miftari falënderoi Akademinë e Shkencave për organizimin dhe mbështetjen e veprimtarisë, duke e cilësuar “Mesharin” si një monument kulture, që mbetet themel i identitetit gjuhësor dhe kulturor të shqiptarëve. Më tej ai u shpreh se për të është një nder i veçantë dhe një kënaqësi e madhe që të kontribuojë qoftë edhe në mënyrë modeste, në avancimin e studimeve albanologjike, veçanërisht të atyre që lidhen me këtë vepër monumentale të gjuhës shqipe.

Në ligjëratën e tij, prof. dr. Vehbi Miftari prezantoi rezultatet e studimit të parë tipografik mbi ekzemplarin unik të “Mesharit” të Gjon Buzukut, të ruajtur në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, realizuar gjatë viteve 2024–2026, duke përcaktuar shkronjat, të cilat dëshmojnë përdorimin e një alfabeti origjinal dhe pajisjeve grafike të kohës, nëpërmjet të cilave hidhet dritë më e qartë mbi bazat tipografike të librit të parë shqip të botuar në vitin 1555; si dhe teknikën e shtypshkrimit, ku analiza më të hollësishme ofrojnë detaje shkencore mbi kaligrafinë e përshtatur për shtyp, llojin e shkronjave (tipat latine gjysmë-gotike) dhe mënyrën e kompozimit të faqeve nga punishtet e shekullit të 16-të.

Me rastin e kësaj veprimtarie, Biblioteka Kombëtare ekspozoi për publikun edhe kopjen e “Mesharit”, dhuratë e Papa Françeskut I, me synimin që t’u ofrojë të pranishmëve mundësinë për t’u njohur nga afër me këtë dëshmi të rrallë të kulturës së shkruar shqiptare.

www.akad.gov.al

Rama në Berat: Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Kryeministri Edi Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Berat: Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Kryeministri Edi Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u…