Rama: Turizmi elitar rrit të ardhurat për buxhetin, përfitime zinxhir për ekonominë

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, foli për përfitimet që i sjellin vendit projektet e investimeve në turizëm, siç është rasti i Zvërnecit.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, foli për përfitimet që i sjellin vendit projektet e investimeve në turizëm, siç është rasti i Zvërnecit.

Ndërsa solli në vëmendje panoramën që ofron rajoni në turizëm, Rama theksoi se Shqipëria duhet të ngrihet tashmë në një nivel tjetër.

“Unë betejën e kam bashkë me ju dhe çfarë niveli e duam Shqipërinë, është pyetja që duhet të bëjmë përballë këtij projekti. Ndërkohë që projekti akoma nuk është dorëzuar, studimi mjedisor akoma nuk është bërë. Patjetër që do t’i shohim kur të vijnë dhe do t’i ekspozojmë, dhe do të kuptojmë të gjithë se çfarë po bëhet, por po them që me ç’më kanë parë sytë, nga çfarë po bëjnë ata njerëz, është diçka që në Europë dhe në Mesdhe nuk është”, siguroi Rama.

Kryeministri solli në vëmendje projekte të ngjashme të ndërtuara në Greqi (Costa Navarino) dhe në Mal të Zi (Sveti Stefan) apo në Dubrovnik.

“Duam të konkurrojmë ne me këta? Nëqoftëse nuk duam të konkurrojmë dhe duam të rrimë tek turizmi i masës me bukë me vete, që prodhojnë mbetje më shumë seç sjellin të ardhura, kjo është një zgjedhje që mund ta bëni, jo me mua. Turizmi i masës na është dashur në këtë fazë sepse është turizmi i ambasadorëve. Të gjithë ata janë ambasadorët tanë që shkojnë kudo dhe thonë: “Sa e bukur është Shqipëria’”, tha Rama.

Sipas tij, tani Shqipërisë i duhet turizmi i klasit që të sjellë shumë para për të rritur Prodhimin e Brendshëm.

“E kemi rritur goxha, e kemi pasur më pak se 10 miliard, e kemi çuar 27, unë dua ta çojmë 35 deri në fund të dekadës. E dini sa e impakton Prodhimin e Përgjithshëm ky investim? Llogariteni vetë, ne e kemi 27 miliardë, 4 miliardë është investimi dhe nuk është vetëm vlera që krijohet nga investimi vet, po janë të gjitha ato që vijnë mbrapa. 10.000 të punësuar”, theksoi Rama.

Kryeministri theksoi po ashtu se investimi do të sjellë përfitime zinxhir edhe për bujqësinë shqiptare.

“Po bujqësinë si do ta mbështesim, si do ta e ndihmojmë ne? E dini sa ushqim duhet për këto investime? Po ku do t’i marrin ata? Ndërkohë që shikojeni “powerholding.com”, është holding-u që ka kompaninë më të madhe të agro-ushqimit dhe biznesit në Lindjen e Mesme dhe një nga pjesët e planit është stimulimi dhe lidhja e marrëdhënieve me fermerët për të dhënë ushqimin bio të Shqipërisë. E kuptoni se çfarë lloj fabrike ndërtohet atje për ekonominë tonë?”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi po ashtu se projekti në Zvërnec parashikon pastrimin e lagunës dhe shtimin e brezave të tërë me pemë, rëre, ishuj të vegjël.

“Është diçka krejt tjetër. Lëreni të mbarojnë punën! Pastaj gjykoni, këtu jemi prapë, s’ka problem. Nëse s’do ju pëlqejë projekti, shkoni edhe merreni me guna përmbi tela, gunat aty janë. Ne nuk mund ta lëmë këtë debat, të bëhet një debat për një kompani private hajvanësh të sigurisë që na morën fytyrën të gjithëve si vend në fakt, edhe pse unë nuk do isha aq i lumtur kur i shikoja ato pamje që i shpërndan bota. Se për botën është bukur shumë që të na tregojë ne, “ja këta janë ata të vërtetët”, po këtë nuk e marrin parasysh këta manipulatorët tuaj”, shtoi Rama.

Por sipas tij, “ky nuk është debat as për kompaninë e sigurisë, as për Shefqet Kastratin, por është debat për çfarë Shqipërie duam nesër. Patjetër që është një projekt i madh, ka risqet e veta. A jemi të gatshëm që të punojmë për këtë duke i mitiguar të gjitha risqet edhe duke bërë më të bukurën për atë vend, për vendin tonë, për popullin tonë, për fëmijët tanë. Kjo është sfida jonë dhe për këtë duhet të angazhohemi, është kollaj të bësh të kundërtën”, shtoi Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri theksoi se “nuk kemi asnjë luftë dhe asnjë dilemë lidhur me ata që protestojnë”.

“Dhe mos e harroni asnjëherë ditën që do të më shkonte në mendje t’ju tradhtoja, do largohesha kokulur dhe nuk do rrija më këtu”, u shpreh Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Investim 4 miliardë euro në Zvërnec, kontroll strikt i parave të përdorura për blerjen e terrenit

Kryeministri Edi Rama, tha sot se nuk do të heqë dorë nga vizioni i tij për ta bërë Shqipërinë një…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Investim 4 miliardë euro në Zvërnec, kontroll strikt i parave të përdorura për blerjen e terrenit

Kryeministri Edi Rama, tha sot se nuk do të heqë dorë nga vizioni i tij për ta bërë Shqipërinë një…