Prezantohet në Tiranë libri “Kuptimi i modernizmit kinez”

Libri “Kuptimi i modernizimit kinez” u promovua të hënën në Tiranë në një veprimtari me rastin e 35-vjetorit të themelimit të shtëpisë botuese “Fan Noli”.


Libri “Kuptimi i modernizimit kinez” u promovua të hënën në Tiranë në një veprimtari me rastin e 35-vjetorit të themelimit të shtëpisë botuese “Fan Noli”.

Rexhep Hida, president i shtëpisë botuese “Fan Noli”, theksoi se “Shtëpia jonë botuese ka botuar 5 mijë libra, por vepra me rëndësishme e botuar prej nesh është “Qeverisja e Kinës”, e presidentit të Kinës, Xi Jinping. Ndër vite, kemi botuar 64 vepra të autorëve kinezë dhe shpresojmë të kemi botime të tjera në të ardhmen”.


Rexhep Hida, president i shtëpisë botuese Fan Noli (Foto CMG)

Ai vlerësoi bashkëpunimin me Shtëpinë Botuese të Universitetit Renmin të Kinës, duke shtuar se mirëpret bashkëpunimin me botues kinezë si një forcim të bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve tona.

Li Yongqiang, president i Shtëpisë Botuese të Universitetit Renmin të Kinës, i pranishëm në veprimtari në krye të një delegacioni nga Kina, vuri në dukje se shtëpia botuese “Fan Noli” është pioniere e botimit në Shqipëri.


Presidenti i Shtëpisë Botuese të Universitetit Renmin në ceremoni(Foto CMG)

“Kemi botuar bashkërisht 3 vepra të rëndësishme, duke krijuar një urë bashkëpunimi mes dy vendeve tona”,- tha ai, duke prezantuar për të pranishmit veprimtarinë e Shtëpisë Botuese të Universitetit Renmin të Kinës, e cila vitin e kaluar festoi 70-vjetorin e themelimit, si shtëpia e parë botuese e Kinës së re.

Ai tha se shtëpia botuese që drejton ka një bashkëpunim ndërkombëtar me 60 ente botuese në botë. Gjithashtu kjo shtëpi botuese kineze është pjesë e Komunitetit të Shtëpive Botuese të nismës “Një brez, një rrugë”, anëtare e të cilit është dhe shtëpia botuese “Fan Noli”.


Dhënia e Çmimit Shtëpisë botuese Fan Noli (Foto CMG)

Shtëpisë botuese “Fan Noli” iu akordua çmimi “Partner i shquar ndërkombëtar” nga presidenti i Shtëpisë Botuese të Universitetit Renmin të Kinës, për kontributin e saj në këtë komunitet.

Diana Çuli, shkrimtare dhe përkthyese, foli për librin “Kuptimi i modernizimit kinez”, duke u ndalur te kultura. Ajo vlerësoi politikën e shtetit kinez në këtë fushë.

Sipas saj, përparimi kulturor është pjesë e modernizimit të gjithanshëm, krahas zhvillimit ekonomik dhe etik.

“Kina ka rritur investimet në shërbimet kulturore në vend”,- tha shkrimtarja Çuli.


Prezantimi ne Tirane i librit Kuptimi i Modernizimit Kinez (Foto CMG)

Ceremonia e përurimit të librave të rinj, mes të cilëve dhe “Kuptimi i modernizimit kinez”, u krye në praninë e ambasadores së Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue, studiuesve nga Kina, ish-nënkryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Valentina Leskaj, shkrimtares Diana Çuli, shkrimtarëve, përkthyesve, botuesve dhe përfaqësuesve të medias.


Ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue, Presidenti i Shtëpisë Botuese të Universitetit Renmin të Kinës, Liu Yongqiang, presidenti i shtepisë botuese, Rexhep Hida

Presidenti i Shtëpisë Botuese të Universitetit Renmin të Kinës, Liu Yongqiang, u ndau lexuesve të pranishëm me nënshkrimin e tij librin “Kuptimi i modernizimit kinez”, në gjuhën shqipe, botim i shtëpisë botuese “Fan Noli”.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Rama pret presidentin Nausėda: Lituania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim në Kryeministri, presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda.

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama pret presidentin Nausėda: Lituania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim në Kryeministri, presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda.