Tarran: Reforma zgjedhore ka ecur ngadalë, OSBE nuk imponon modele për sistemin

Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Michel Tarran deklaroi nga Pogradeci se puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore ka ecur me ritme të ngadalta, por vlerësoi rifillimin e punës së komisionit dhe fokusin te çështje e financimit të partive politike.


Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Michel Tarran deklaroi nga Pogradeci se puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore ka ecur me ritme të ngadalta, por vlerësoi rifillimin e punës së komisionit dhe fokusin te çështje e financimit të partive politike.

Sipas Tarran, prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka qenë e angazhuar që në fillim për të mbështetur komisionin me ekspertizë, ndërsa rekomandimet e ODIHR mbeten baza kryesore e procesit të reformës zgjedhore.

Ai theksoi se OSBE-ja nuk synon të propozojë një model të caktuar zgjedhor për Shqipërinë, duke nënvizuar se secili shtet ka sistemin e vet dhe se janë vetë shqiptarët ata që duhet të vendosin për modelin që dëshirojnë të zbatojnë.

Sa i përket debatit mbi numrin e deputetëve, Tarran tha se këto janë çështje të brendshme që duhet të zgjidhen nga politika shqiptare.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është angazhuar në këtë punë për të mbështetur Komisionin e Posaçëm. Që nga fillimi kanë punuar ngadalë, kanë humbur kohë, por gëzohemi që kanë rifilluar punën e tyre. Dhe, siç e keni thënë, kanë punuar në temën e financimit të partive, që është një aspekt shumë i rëndësishëm i jetës politike në një vend demokratik, siç është tani Shqipëria. Sa i përket reformës, ne nuk jemi këtu për të propozuar, për të imponuar një model. Ka modele të ndryshme, çdo vend e ka modelin e vet. Dhe ka probleme të ndryshme me organizimin e zgjedhjeve, ka rekomandime që bëhen nga ODIHR-i çdo herë kur vijnë këtu për të vëzhguar zgjedhjet”, theksoi Tarran.

“Ne jemi këtu për t’i ndihmuar në implementimin e këtij e këtyre rekomandimeve. Ka sisteme të ndryshme. OSBE-ja përbëhet nga 57 vende pjesëmarrëse dhe çdonjëri ka sistemin e tij, dhe duhet që shqiptarët vetë të vendosin cilin sistem kanë dëshirë për ta implementuar këtu. Absolutisht, është prapë një problem i shqiptarëve, në të cilin nuk do të hyjmë. Duke parë sa banorë janë në Shqipëri, kuptoj që dikush konsideron që duhet të jenë më pak deputetë, ka argument tjetër që janë në favor të një numri më të madh. Çdo vend duhet të vendosë vetë, nuk është puna jonë për të komentuar këtë aspekt teknik”, tha Tarran.

I pyetur për shqetësimet e partive të vogla lidhur me dominimin e reformës nga partitë e mëdha, ambasadori solli shembull Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët kanë sistem dypartiak.

Sipas tij, Shqipëria vijon të jetë në një periudhë tranzicioni demokratik, ndërsa shtoi se diskutimet për sistemin zgjedhor janë procese që ndodhin gjithmonë.

“Duhet thënë që ka shumë vende ku sistemi bazohet në parimin e dy palëve, një parti e madhe ose një koalicion partish të mëdha nga njëra anë dhe një koalicion partish të mëdha nga ana tjetër. Ose dy parti, të mos flasim për Europën, por në Shtetet e Bashkuara ka dy parti, edhe gjithë përpjekjet që janë bërë nga aktorët e tjerë për të krijuar parti të tjera të vogla nuk kanë funksionuar atje dhe asnjeri nuk thotë që Shtetet e Bashkuara nuk janë një vend demokratik. Domethënë ekzistojnë sisteme të ndryshme. Mund të konsiderojmë që jemi akoma në periudhë tranzicioni në Shqipëri. Mendoj që duhet ta gjejë një sistem që është më i përshtatshëm për vendin tuaj”, vijoi kreu i Prezencës së OSBE-së.

“Perandoria Osmane ka qenë këtu 500 vjet, komunizmi ka qenë këtu 45 vjet. Tranzicioni nuk tregon se nuk thotë që nuk ka zhvillim. Zhvillimi vazhdon dhe mendoj që tranzicioni do të vazhdojë, dhe vazhdon tek ne gjithashtu, tek ne gjithashtu ndryshohet nganjëherë sistemi zgjedhor. Jam francez, ju e dini që në Francë kemi patur disa reforma zgjedhore dhe jemi duke diskutuar. Në Francë ka disa parti që kërkojnë ndryshim të zgjedhjeve, sepse konsiderojnë që sistemi i tanishëm nuk është i përshtatshëm”, tha ai.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Balla për miratimin me konsensus të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit: Sot ka fituar parlamentarizmi

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vlerësoi sot konsensusin e arritur mes mazhorancës dhe opozitës për miratimin…

Global 360

Bordi i Paqes: Hamasi pengesa kryesore për armëpushimin në Gaza

Hamasi është pengesa kryesore për kalimin në fazën e dytë të armëpushimit në Gaza, thuhet në raportin e parë të…

Diplovista

Rama për “Postimees”: Në BE deri në 2030-ën, besoj në një Evropë më praktike dhe më funksionale

Kryeministri Edi Rama u shpreh në intervistën për të përditshmen estoneze Postimees se Evropa bëri një gabim duke ia lënë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Balla për miratimin me konsensus të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit: Sot ka fituar parlamentarizmi

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vlerësoi sot konsensusin e arritur mes mazhorancës dhe opozitës për miratimin…