Shqipëria në Bienalen e Venecias, Rama: Përfaqësohet me dinjitet në art e kulturë

Shqipëria po prezantohet në Bienalen e Venecias 2026 me pavijonin kombëtar “A Place in the Sun” nga artisti Genti Korini, duke theksuar identitetin kulturor dhe krijues të vendit në një nga skenat më prestigjioze ndërkombëtare të artit bashkëkohor.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga aktiviteti, duke shprehur krenarinë e tij për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në art dhe kulturë.

“Me krenarinë për Shqipërinë në Bienalen e Venecias 2026, ku vendi ynë përfaqësohet me dinjitet edhe në art e kulturë”, u shpreh Rama.

Pavijoni u inaugurua në edicionin e 61-të të Bienales së Venecias dhe prezantoi një instalacion multidimensional që ndërthur video, performancë live, animacion dhe teatër kukullash.

Projekti i Korinit krijon një hapësirë ku identiteti paraqitet si proces i hapur interpretimi, duke reflektuar mbi historinë dhe narrativat bashkëkohore.

Pavijoni do të qëndrojë i hapur për publikun nga 9 maji deri më 22 nëntor 2026, duke ofruar një platformë për ekspozim, reflektim dhe dialog ndërkombëtar.

Burimi ATSH

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Global 360

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia