Rama: Reforma në drejtësi kërkon kohë, duhet të mbështetet në mënyrë të vazhdueshm

Kryeministri Edi Rama deklaroi se reforma në drejtësi është një proces i pakthyeshëm, duke theksuar angazhimin e shumicës qeverisëse për ta çuar përpara atë.


Kryeministri Edi Rama deklaroi se reforma në drejtësi është një proces i pakthyeshëm, duke theksuar angazhimin e shumicës qeverisëse për ta çuar përpara atë.

Duke folur në sesionin hapës të Kongresit Botëror të Ligjit, që pritet të mbahet vitin e ardhshëm në Tiranë, Rama u shpreh se “reforma në drejtësi është histori suksesi, por në këtë pikë, pas 10 vitesh, është thelbësore vazhdimësia e mbështetjes”.

“kjo shumicë qeverisëse do të jetë mbështetje për institucionet e drejtësisë dhe nuk do të ndalet në asnjë moment tjetër, përveç kërkesës legjitime të publikut për ta zbatuar reformën në çdo germë”, deklaroi Rama.

Kryeministri ndaloi edhe te perceptimi publik për drejtësinë, duke kujtuar se një pjesë e madhe e qytetarëve kanë shprehur mosbesim për arritjen e barazisë para ligjit.

“Askush nuk mund t’i vërë faj mosbesuesve, pasi për vite me radhë drejtësia u ka provuar se ishte një iluzion”, tha ai.

Kryeministri vlerësoi se reforma ka sjellë një ndryshim të rëndësishëm në ndarjen e pushteteve, duke shtuar se “ne bëmë atë që askush nuk e kishte imagjinuar, duke dorëzuar një pjesë të pushtetit tek një forcë tjetër dhe duke krijuar një pushtet të pavarur nga politika”.

“Ajo çka duhet të garantojmë në mënyrë të palëkundur është që procesi të mbështetet me çdo kusht nga forcat që kanë kapacitet ta transformojnë rrjedhën e tij, që do të thotë nga pushteti politik. Nëse i afrohemi një afresku të madh, e kemi të pamundur të perceptojmë tërësinë e tij dhe, nëse shkojmë shumë afër, ka shumë gjëra të cilat duket sikur nuk shkojnë. Arsyeja dhe sfida është kaq e jashtëzakonshme dhe kaq madhështore në historinë e vendit tonë, pikërisht sepse ndërtimi i institucioneve është diçka krejt tjetër nga përpjekjet e politikës dhe nga vendimmarrjet strategjike të interesave për të koncentruar dhe realizuar hartën e veprimeve. Nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, por janë sistemet e dobëta që korruptojnë njerëzit”, tha Rama.

Ai theksoi se procesi i reformës kërkon kohë dhe nuk mund të përmbyllet brenda një apo dy dekadave, por duhet të mbështetet në mënyrë të vazhdueshme.

Lexo më shumë nga

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…