Rreth 6 milionë euro fonde IPA për bashkëpunimin ndërkufitar Shqipëri–Mali i Zi

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural shqyrtoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 2, me shkëmbim të letrash, të marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi–Shqipëri 2021–2027”.


Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural shqyrtoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 2, me shkëmbim të letrash, të marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi–Shqipëri 2021–2027”.

Gjatë raportimit në komision, drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Eridana Çano, u shpreh se ndryshimet e parashikuara në marrëveshje synojnë vijimësinë pa pengesa të programit, rritjen e fleksibilitetit të fondeve si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar mes dy vendeve.

Relatori i projektligjit, deputeti Tërmet Peçi, theksoi se marrëveshja e ndryshuar krijon lehtësi në menaxhimin e fondeve, duke rritur transparencën dhe efikasitetin e përdorimit të tyre.

Sipas tij, kjo marrëveshje mbështet investimet në zonat ndërkufitare, veçanërisht në sektorët e mjedisit dhe turizmit të qëndrueshëm. Financimi i programit parashikon mbështetje në masën 80% nga fondet e Bashkimit Evropian dhe 15% nga bashkëfinancimi kombëtar.

“Për periudhën 2024–2029, parashikohet që Shqipëria të përfitojë rreth 6 milionë euro nga ky program, ndërsa fondet buxhetore do të kontribuojnë në zbatimin e projekteve përkatëse”, tha ai.

Zbatimi i projekteve dhe monitorimi i financimeve do të kryhet nga SASPAC, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave.

Peçi vlerësoi projektligjin në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe me rëndësi për zhvillimin e vendeve ndërkufitare Shqipëri- Mal i Zi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…