Rama: Marrëveshja me Fincantierin e rikthen Shqipërinë në hartën e industrisë ushtarake

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se, Shqipëria ka hedhur një hap të ri në drejtim të rritjes së kapaciteteve ushtarake dhe ripozicionimit në industrinë mbrojtëse.


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se, Shqipëria ka hedhur një hap të ri në drejtim të rritjes së kapaciteteve ushtarake dhe ripozicionimit në industrinë mbrojtëse.

Në rubrikën “Shënimet e Javës”, përmes një videoje të publikuar nga Berlini, Rama u shpreh se një nga momentet më të rëndësishme të javës ishte nënshkrimi i marrëveshjes mes kompanisë italiane “Fincantieri” dhe kompanisë publike shqiptare “KAYO”.

Kryeministri theksoi se, kjo nismë shënon një rikthim të Shqipërisë në hartën e industrisë ushtarake dhe një hap të rëndësishëm drejt forcimit të rolit të saj në kuadër të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

Sipas tij, marrëveshja parashikon prodhimin e mjeteve detare në Shqipëri, në kantierin e Pashalimanit, si për nevojat e Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ashtu edhe për forcat aleate.

Kryeministri theksoi se ky projekt përbën jo vetëm një investim të rëndësishëm në industrinë ushtarake, por edhe një mundësi konkrete për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit.

“Ky nuk është vetëm një investim i ri dhe shumë i konsiderueshëm, por edhe një front i ri punësimi me rreth 400 vende të reja pune të mirëpaguara në fazën e parë”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se marrëveshja krijon perspektivë për të rinjtë, veçanërisht për nxënësit e shkollave profesionale, të cilët do të përfshihen në programe trajnimi për t’u bërë pjesë e kompanisë së përbashkët “Fincantieri Albania” që do të ngrihet në kuadër të këtij bashkëpunimi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…