Memorandum mirëkuptimi për forcimin e bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Greqi

Në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit në Athinë, Greqi u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC) dhe Hellenic Corporation of Assets and Participations S.A.


Në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit në Athinë, Greqi u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC) dhe Hellenic Corporation of Assets and Participations S.A..

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj në një postim në rrjetet sociale tha se “ky memorandum shënon një hap konkret drejt forcimit të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke krijuar ura të reja për zhvillimin e projekteve strategjike, menaxhimin më efikas të aseteve publike dhe nxitjen e investimeve të qëndrueshme”.

“Përmes këtij partneriteti, AIC synon të përfitojë nga eksperienca dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, duke rritur kapacitetet institucionale dhe duke sjellë më shumë vlerë për ekonominë shqiptare”, tha Ibrahimaj.

Forumi Ekonomik i Delfit, një platformë ndërkombëtare e nivelit të lartë, çdo vit bën bashkë liderë politikë, përfaqësues të biznesit, akademikë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat kryesore globale, për të nxitur dialogun ndërkombëtar, për të shkëmbyer ide dhe për të kontribuar në hartimin e politikave që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin rajonal e global.

Burimi ATSH

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.