Ibrahimaj: Siguria juridike e pronës, thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe klimën e investimeve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, njëkohësisht Kryetare e Këshillit të Investimeve, Delina Ibrahimaj, drejtoi mbledhjen e radhës së Këshillit të Investimeve, ku në fokus të diskutimeve ishte siguria juridike e pronës.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, njëkohësisht Kryetare e Këshillit të Investimeve, Delina Ibrahimaj, drejtoi mbledhjen e radhës së Këshillit të Investimeve, ku në fokus të diskutimeve ishte siguria juridike e pronës.

Në hapje të fjalës së saj, ministrja u shpreh se kjo çështje mbetet ndër më të rëndësishmet për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për forcimin e klimës së investimeve, veçanërisht në një kohë kur Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme në drejtim të digjitalizimit dhe përmirësimit të shërbimeve publike.

Ajo theksoi se që nga 2013, vizioni i qeverisë shqiptare ka qenë ndërtimi i një administrate moderne dhe të digjitalizuar, duke bërë të mundur që sot mbi 95% e shërbimeve publike të ofrohen online. Krahas digjitalizimit, janë ndërmarrë edhe procese të rëndësishme deregulimi dhe riorganizimi të proceseve, në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe aktorët e biznesit, me fokus të veçantë në lehtësimin e shërbimeve për sipërmarrjen.

Ministrja nënvizoi se këto procese janë të vazhdueshme dhe kërkojnë vëmendje të përhershme, ndaj është vendosur që çdo akt që kalon në Këshillin e Ministrave të shoqërohet me një analizë të qartë mbi ndikimin që ka në rregullimin, mbirregullimin apo deregulimin e shërbimeve.

Sipas saj, ky është një hap i rëndësishëm për të garantuar ofrimin e shërbimeve në kohë dhe me efikasitet maksimal.

Duke u ndalur te fusha e pronës, Ibrahimaj theksoi se reforma duhet të shihet si pjesë e një qasjeje të integruar, pasi ndikon drejtpërdrejt në sektorë kyç të ekonomisë si bujqësia, agrobiznesi, turizmi, ndërtimi dhe investimet strategjike. Ajo evidentoi progresin e arritur në regjistrimin e pronave dhe digjitalizimin e të dhënave, përfshirë edhe përpjekjet e vazhdueshme të kadastrës për modernizimin e shërbimeve.

Megjithatë, ministrja theksoi se mbeten ende sfida konkrete që kërkojnë adresim. Në këtë kuadër, ajo nënvizoi se reformat në kuadrin ligjor dhe në Agjendën e Rritjes synojnë përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, rritjen e transparencës dhe ndërtimin e një sistemi të besueshëm dhe funksional në praktikë.

Gjatë mbledhjes, ministrja ndau gjithashtu me pjesëmarrësit nevojën për forcimin e qëndrueshmërisë institucionale të Këshillit të Investimeve, duke synuar ndërtimin e strukturave që mund të funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe afatgjatë. Në këtë drejtim, po shqyrtohet mundësia e bashkimit të disa këshillave të biznesit në një strukturë të përbashkët, me qëllim rritjen e efektivitetit dhe koordinimit.

Sipas saj, Këshilli i Investimeve mbetet një nga strukturat më profesionale dhe funksionale, dhe synimi është zgjerimi i rolit të tij si një platformë e rëndësishme konsultimi, ku biznesi dhe qeveria bashkëpunojnë në mënyrë të barabartë në hartimin e politikave dhe rekomandimeve. Gjithashtu, u theksua rëndësia e forcimit të kapaciteteve analitike dhe ndjekjes së zbatimit të rekomandimeve të dhëna.

Ibrahimaj theksoi se reforma e pronës ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik, në rritjen e investimeve dhe në forcimin e besimit të sipërmarrjes, duke nënvizuar rëndësinë e përkthimit të saj në rezultate konkrete për qytetarët dhe biznesin.

Marrë nga ATSH

Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Nuk do t’i bëni kurrë shqiptarët armiq të popujve

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Nuk do t’i bëni kurrë shqiptarët armiq të popujve

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei