Begaj takon gjeneralin Bayraktaroğlu, theksohet partneriteti strategjik me Turqinë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj priti sot Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjeneral Selçuk Bayraktaroğlu.

Presidenti Bajram Begaj dhe Gjenerali Selçuk Bayraktaroğlu

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj priti sot Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjeneral Selçuk Bayraktaroğlu.

Gjatë takimit u theksua se Shqipëria dhe Turqia janë aleate në NATO dhe partnere strategjike, me marrëdhënie të shkëlqyera politike, ekonomike dhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve u vlerësua nga Presidenti i Republikës si i konsoliduar dhe në nivele shumë të mira.

Presidenti shprehu mirënjohje për kontributin e Turqisë në modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, përmes mbështetjes në arsimim, trajnim, zhvillim kapaciteteve të mbrojtjes, të emergjencave civile dhe mbështetje mjekësore.

Ushtarakë të dy vendeve kanë shërbyer së bashku në misione të NATO-s në Afganistan, Detin Egje dhe Kosovë, duke forcuar më tej bashkëpunimin dhe lidhjet ndërmjet forcave tona të armatosura.

Kryetari i Shtetit shprehu gjithashtu falënderim për ndihmën e ofruar nga Turqia gjatë tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë COVID-19.

Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu kontributin e Turqisë në misionin e KFOR-it i cili është një faktor kyç për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.

Burimi ATSH

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…