
Tiranë-Dublin, linjë e re direkte nga aeroporti “Nënë Tereza”
Një tjetër destinacion i rëndësishëm i shtohet rrjetit të fluturimeve nga Tirana.

Një tjetër destinacion i rëndësishëm i shtohet rrjetit të fluturimeve nga Tirana.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njoftoi se do të nisë linjë e re ajrore direkte drejt Dublinit, Irlandë, duke zgjeruar më tej lidhjet ajrore dhe duke ofruar më shumë alternativa udhëtimi për pasagjerët.
Linja Tiranë–Dublin do të operojë dy herë në javë, çdo të hënë dhe të enjte, duke sjellë më shumë fleksibilitet dhe lidhje direkte me një nga qytetet më të rëndësishme në Evropë.
Kjo linjë rrit aksesin drejt tregjeve kyçe, ofron më shumë zgjedhje për pasagjerët dhe kontribuon në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit dhe ekonomisë.
Burimi ATSH



















