Rama: Negociatat me BE-në po ecin përpara me shpejtësi unike, kemi në krah KE-në

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se procesi i negociatave me Bashkimin Europian po ecëm përpara me shpejtësi unike, ndërsa në krah kemi Komisionin Europian që ka dhënë vlerësim jashtëzakonisht pozitiv për Shqipërinë.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se procesi i negociatave me Bashkimin Europian po ecëm përpara me shpejtësi unike, ndërsa në krah kemi Komisionin Europian që ka dhënë vlerësim jashtëzakonisht pozitiv për Shqipërinë.

I pranishëm në një aktivitet për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik, Rama u ndal te ecuria e negociatave me Bashkimin Europian, ndërsa vlerësoi rolin e administratës publike në këtë proces.

“Procesi i negociatave po ecën para me sukses dhe me një shpejtësi unike jo vetëm për meritën tonë por dhe për kontekstin në të cilin zhvillohet gjeopolitikisht”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se procesi po ecën edhe falë kësaj administrate që zhvillohet dhe rritet në çdo aspekt, pavarësisht problematikave që nuk mungojnë dhe çështjeve që kanë nevojë të adresohen çdo ditë.

“Sot jemi në kushtet kur po ballafaqohemi me Komisionin Europian, të cilin e kemi në krah gjë që është shumë e rëndësishme dhe përballë kemi shtetet anëtare, për piketat e ndërmjetme që janë moment kyç në negociata dhe për të cilat KE ka dhënë vlerësim jashtëzakonisht pozitiv për Shqipërinë”, shtoi Rama.

Kryeministri hodhi poshtë po ashtu zërat se negociatat janë bllokuar.

“Flitet e përflitet lart e poshtë për arsye të mosarsyes se negociatat janë bllokuar, janë ndaluar dhe penguar totalisht. Kjo është e pavërtetë dhe kush e thotë këtë nuk e ka idenë për çfarë flet”, u shpreh Rama.

Rama theksoi se negociatat nuk janë shëtitje në lëndinë por janë një proces testimi i vazhdueshëm dhe provimesh të vazhdueshme.

“Ky provim që tani zhvillohet mes nesh dhe vendeve anëtare është një provim kyç, por ama nuk ka absolutisht, zero, motiv për të folur për bllokim apo pengim. Jemi totalisht sipas axhendës së përcaktuar”, shtoi Rama.

Sipas tij, “prilli është muaji i diskutimeve intensive pasi në fund të marsit janë mbledhur të gjitha pyetjet e vendeve anëtare dhe pas diskutimeve do të vijë edhe vendimmarrja”.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Administrata publike, rol thelbësor për rritje ekonomike të qëndrueshme

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot rolin e administratës publike në konsolidimin e rritjes ekonomike.

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Administrata publike, rol thelbësor për rritje ekonomike të qëndrueshme

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot rolin e administratës publike në konsolidimin e rritjes ekonomike.