
Mbi 124 mijë kërkesa për Certifikatë Personale në e-Albania gjatë shkurtit
Digjitalizimi i shërbimeve përmes platformës e-Albania u ka mundësuar qytetarëve shqiptarë të kursejnë kohë e para.

Digjitalizimi i shërbimeve përmes platformës e-Albania u ka mundësuar qytetarëve shqiptarë të kursejnë kohë e para.
Vetëm gjatë muajit shkurt 2026 përmes portalit e-Albania janë regjistruar 124 667 aplikime për shërbimin “Certifikatë personale (për përdorim brenda vendit / për përdorim nga autoritetet e huaja)”.
Përmes e-Albania qytetarët mund të:
– Shohin dhe verifikojnë të dhënat e tyre personale;
– Gjenerojnë certifikatën me vulë elektronike;
– Zgjedhin tipologjinë e certifikatës: Certifikatë sipas të dhënave aktuale, ose Certifikatë sipas regjistrimeve të mëparshme.
Koha e marrjes së shërbimit: Pas vitit 2010 gjenerohet menjëherë; Periudha 1974–2010 brenda 3 ditëve pune.
Rritja e vazhdueshme e përdorimit të këtyre shërbimeve online të ofruara nga portali qeveritar e-Albania dëshmon besimin e qytetarëve në efikasitetin, shpejtësinë dhe thjeshtësinë që ato ofrojnë.
Burimi ATSH



















