
Ambasadorja Kume: Në Izrael janë 11 shqiptarë të bllokuar
Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, njoftoi se 11 qytetarë shqiptarë ndodhen aktualisht të bllokuar në vend, pas sulmeve të nisura nga SHBA dhe Izraeli ndaj Iranit.

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, njoftoi se 11 qytetarë shqiptarë ndodhen aktualisht të bllokuar në vend, pas sulmeve të nisura nga SHBA dhe Izraeli ndaj Iranit.
Në një intervistë për TV Klan, Kumbe tha se “aktualisht kemi 11 qytetarë shqiptarë të vetëdeklaruar në Izrael për arsye studimore dhe personale. Në mesin e tyre janë dy nxënës shkolle, disa studentë, një vajzë turiste dhe dy qytetarë që vizitojnë familjarët e tyre”.
Ajo shtoi se komuniteti shqiptaro-hebraik, numëron rreth 1 mijë persona dhe të gjithë janë mirë dhe se qytetarët e tjerë janë shëndoshë e mirë, teka janë udhëzuar mbi rregullat e sigurisë.
Ambasadorja Kumbe bëri të ditur se në Izrael funksionojnë vetëm shërbimet esenciale, si spitalet, farmacitë dhe supermarketet. “Që nga ora 8:30 jemi zgjuar me urdhrat e ushtrisë për të qëndruar të izoluar. Çdo gjë tjetër është e pezulluar. Hapësira ajrore është e mbyllur për shkak të ndërveprimeve ushtarake dhe raketave që vijnë drejt Izraelit”, tha ajo.
Sipas saj, situata aktuale është e ngjashme me lockdown-in e qershorit të kaluar, ku çdo lëvizje e paarsyeshme në hapësira publike duhet të minimizohet dhe qytetarët duhet të qëndrojnë pranë dhomave të sigurta. “Ka pasur alarme çdo 7-10 minuta së fundmi ndërsa qytetarëve iu është thënë se situata është e rrezikshme dhe vend-strehimoret kanë qenë gjithmonë gati” shtoi Kumbe.
Ambasadorja gjithashtu bëri me dije se Tel Avivi dhe qytete me infrastruktura të rëndësishme janë kryesisht target i sulmeve, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes dhe bazat ushtarake.
“Fatmirësisht nuk ka të raportuar për dëme ndërsa gjendja e sigurisë është shpallur deri më 2 mars por nuk e dimë sa do të zgjasë”, tha Kumbe.
Burimi ATSH



















