Konsultime për hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Barazi, Përfshirje dhe Pjesëmarrje
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale (MSHMS) zhvilloi takime konsultative me organizatat e shoqërisë civile për hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Barazi, Përfshirje dhe Pjesëmarrje të Romëve dhe Egjiptianëve 2026–2030 dhe Planit Kombëtar të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara 2026–2030.

Diskutimet u përqendruan në draft-matricat e objektivave, treguesit dhe masat konkrete, duke vënë në qendër bashkëpunimin dhe dialogun për një proces të politikëbërjes gjithëpërfshirëse.
Kontributet e organizatave civile u konsideruan elemente thelbësore për forcimin e dokumenteve strategjike.
Procesi i konsultimit shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të politikave gjithëpërfshirëse, të bazuara në dëgjim aktiv, partneritet dhe angazhim të përbashkët, me qëllim garantimin e barazisë reale dhe pjesëmarrjes së plotë për çdo qytetar.