Rama: Revolucioni në sistemin e drejtësisë i dhimbshëm, por pa kthim

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se rruga është pa kthim në revolucionin e transformimit të sistemit të drejtësisë nga një kalbësirë, në një sistem drejtësie të drejtë, të barabartë dhe funksional.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se rruga është pa kthim në revolucionin e transformimit të sistemit të drejtësisë nga një kalbësirë, në një sistem drejtësie të drejtë, të barabartë dhe funksional.

Gjatë prezantimit të drejtorit të ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa, Rama u shpreh se jetojmë në një fazë të historisë sonë kur po ndodh ky revolucion.

“Si ai revolucioni që ju keni bërë dhe bëni përditë për të transformuar Shqipërinë në një shembëlltyrë të botës së re digjitale dhe për ta vënë botën digjitale në shërbim të njerëzve, të sipërmarrjeve, të zhvillimit”, tha Rama.

Por, sipas tij, po ndodh një tjetër revolucion, më i egër, më i dhimbshëm, me më shumë plagë dhe me më shumë brutalitet, por i domosdoshëm.

“Revolucioni i transformimit të sistemit të drejtësisë nga një kalbësirë të gjallë, në një sistem drejtësie të drejtë, të barabartë dhe funksional. Jemi shumë larg prej kësaj të fundit, por rruga është pa kthim”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se për fat të keq, nëse në botën virtuale eksperimentet bëhen me algoritme dhe dështimet janë ngecje, fikje të programit apo të kompjuterit, në këtë botë të revolucionit të drejtësisë këto bëhen mbi lëkurën e njerëzve.

“Nuk është një kompjuter që fiket, është një jetë njeriu që vendoset në një pozitë aspak të admirueshme dhe aspak për të pasur zili kur është i pafajshëm. Dhe në këtë revolucion ne jetojmë në një fazë kur nuk është prezumimi i pafajësisë ai që udhëheq veprimtarinë e të gjithë atyre që duhet ta transformojnë këtë sistem në një sistem të drejtë dhe demokratik, por është prezumimi i fajësisë”, shtoi Rama.

Ky, sipas Kryeministrit, “është një element dramatik i këtij procesi”.

“Pra, nëse në AKShI ka një hetim, në një botë të drejtë, të gjithë duhet të prezumohen si të pafajshëm, ndërkohë që të gjithë prezumohen të fajshëm dhe të gjithëve u kërkohet të tregojnë”, theksoi ai.

Rama tha se ky është një moment i vështirë. “Disa prej jush këtu janë UFO, janë njerëz që jetojnë me ekranin e kompjuterit, edhe jam i bindur që mund të harrojnë të hanë për disa ditë dhe sigurisht që kur duhet të përballen me këtë brutalitet të jetës reale, me të drejtë mund të ndihen të shqetësuar dhe të destabilizuar në proceset e tyre të punës”, tha ai.

Por, Kryeministri siguroi se në fund e drejta del. “Kush nuk ka bërë faje, nuk duhet të ketë asnjë frikë dhe nuk duhet të humbasë për asnjë moment ekuilibrin dhe qetësinë. Në fund, e drejta del. Ka një kosto, patjetër kostoja këtu kushton më tepër, më lart, por del”, shtoi ai.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shkollat e rilindura me kushte dhe standarde të reja

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për një vit të mbarë shkollor nxënësit mësuesit, drejtuesit e shkollave, por edhe vetë…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shkollat e rilindura me kushte dhe standarde të reja

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për një vit të mbarë shkollor nxënësit mësuesit, drejtuesit e shkollave, por edhe vetë…