Rama: AKSHI do të ketë pagat më të larta në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) do të ketë pagat më të larta në Shqipëri dhe nuk do të ketë asnjë ndërmarrje private kapacitet ta konkurrojë.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKShI) do të ketë pagat më të larta në Shqipëri dhe nuk do të ketë asnjë ndërmarrje private kapacitet ta konkurrojë.

Gjatë prezantimit të drejtorit të ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa, Rama u shpreh se “për ne është shumë e rëndësishme që ky institucion të vazhdojë punën dhe të jetë ai fari që orienton të gjithë lëvizjet e anijeve dhe tregon se ku është porti, për sa i përket revolucionit digjital”.

Kryeministri theksoi se AKShI duhet të jetë jashtë sistemit normal të pagave, për shkak se konkurrenca në këtë fushë është shumë e fortë dhe për shkak se sektori privat ka paga shumë të larta.

“Ne jemi të vendosur të ndërhyjmë në legjislacion dhe të bëjmë një rritje domethënëse të pagave tuaja, për t’ju thënë që ju kemi shumë të shtrenjtë dhe nuk duam që ju ta braktisni shërbimin publik. Ne nuk duam që talentin tuaj ta vini në dispozicion të sektorit privat, por duam që ju të besoni që ky është vendi dhe shtëpia juaj”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se ky është momenti për të qenë solidarë me njëri-tjetrin dhe për t’u lutur të gjithë së bashku që drejtësia të jetë sa më e drejtë.

Ndërsa inkurajoi ekipin e AKShI-së për të vijuar punën, Rama u shpreh se AKShI është një stacion ku çdokush që merret me teknologjinë e lartë duhet të ëndërrojë të vijë të punojë.

“Kjo vështirësi që po kaloni ju dhe unë jam me ju në këtë vështirësi, sepse më dhemb po aq shumë sa ju, çdo goditje e padrejtë dhe e padenjë që i bëhet këtij institucioni dhe këtij emri për shkak të një çështjeje që ka rrugën e vet”, tha Rama.

Sipas tij, “është absolutisht e pajustifikueshme dhe e papranueshme që një talent në këtë fushë, ku bota talentet i përkëdhel gjithë kohës, të abuzohet.

Duke prezantuar drejtorin e ri të AKShI-së, Rama tha se Igli Tafa është një tjetër rekrut i Shqipërisë digjitale, i cili ka lënë misione dhe punë të tjera në vende të tjera dhe ka ardhur të shërbejë në një moment shumë dramatik, kur Shqipëria u sulmua nga Irani.

Rama vlerësoi punën që ai ka bërë në këtë moment kur Shqipëria përballej me sulmet kibernetike.

“Është dikush që është pjesë e juaja, sepse bën të njëjtat gjëra, kupton gjuhën tuaj, kupton sfidat tuaja. E mori si një detyrë për të mos lejuar që gjithë kjo skuadër të ndjehet e pa drejtuar. Detyra juaj tani është të shtrëngoni radhët dhe të fokusoheni tek punët e mëdha që kemi planifikuar, tek produktet e reja që kemi ëndërruar dhe të cilat po punoni”, iu drejtua Rama, ekipit të AKShI-t

Lexo më shumë nga

Aparate digjitale në Poliklinikën e Specialiteteve Elbasan, rritje e cilësisë së diagnostikimit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njofton se aparatura e re mundëson realizimin e imazheve me rezolucion të lartë, diagnostikim…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Aparate digjitale në Poliklinikën e Specialiteteve Elbasan, rritje e cilësisë së diagnostikimit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njofton se aparatura e re mundëson realizimin e imazheve me rezolucion të lartë, diagnostikim…