Ibrahimaj në Kuvend: Marrëveshja me Italinë sjell përfitime reale për qytetarët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi në seancë plenare projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe asaj italiane “Për bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente”.

Në fjalën e saj ministrja Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje që është ndër të parat e këtij niveli që Shqipëria nënshkruan me një vend të Bashkimit Europian, që siç e cilësoi ministrja, vjen në një moment kur vendi është më pranë se kurrë anëtarësimit.

“Dhe pikërisht për këtë arsye, ajo ka rëndësi, jo vetëm politike, por edhe praktike: na ndihmon të përgatitemi konkretisht për tregun e përbashkët europian”, shtoi Ibrahimaj.

Marrëveshja e çon partneritetin Shqipëri-Itali në një nivel më të lartë, strategjik, duke përfshirë fusha kyçe si shëndetësia, arsimi, energjia, mjedisi, siguria, inovacioni, migracioni dhe transformimi ekonomik.

Kjo marrëveshje, sipas ministres, është plotësisht në përputhje me prioritetet e Bashkimit Europian, dhe do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në punësim dhe kapitalin njerëzor.

“Projektet që priten të zhvillohen do të krijojnë vende të reja pune, do të rrisin cilësinë e punësimit dhe do të investojnë në aftësi profesionale në sektorë me vlerë të shtuar si energjia, industria, infrastruktura, mbrojtja, shëndetësia dhe inovacioni”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Burimi ATSH

Mbyllen Lojërat Aziatike Aichi-Nagoya 2026

Në Lojërat Aziatike të këtij viti, Kina fitoi gjithsej 169 medalje të arta, 89 medalje të argjendta e 83 të…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mbyllen Lojërat Aziatike Aichi-Nagoya 2026

Në Lojërat Aziatike të këtij viti, Kina fitoi gjithsej 169 medalje të arta, 89 medalje të argjendta e 83 të…