CWP Europe merr lejen për ndërtimin e parkut eolik në Tropojë

Në ceremoninë e certifikimit, të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.


Kompania CWP Europe mori sot lejen për ndërtimin e parkut të energjisë së rinovueshme me erë në Tropojë, me një kapacitet prej 600 MW, një zhvillim kyç për strategjinë energjetike të Shqipërisë dhe një hap i rëndësishëm drejt pavarësisë energjetike të vendit.

Në ceremoninë e certifikimit, të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.

Drejtori ekzekutiv i CWP Europe, Dimitar Enchev, u shpreh se projekti është një nga më të rëndësishmit për politikat energjetike të Shqipërisë, duke theksuar nevojën për një bashkëpunim të ngushtë mes sektorit privat dhe atij publik.

“Ndërsa zhvillimi i një ambienti energjetik kaq kompleks nuk është i thjeshtë, me përkushtim dhe vizion ne e kemi bërë këtë projekt realitet”, tha Enchev.

Ai shtoi se projekti I parkut eolik në Tropojë do të forcojë strategjinë e energjisë së Shqipërisë dhe do të sigurojë një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, duke integruar energji të rinovueshme në ekonominë e vendit.

Një nga prioritetet kryesore të CWP Europe tha ai, është angazhimi me komunitetin lokal.
Projekti nuk përfshin vetëm vendosjen e turbinave, por edhe zhvillimin e infrastrukturës lokale dhe përfitime direkte dhe indirekte për ekonominë e zonës, duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare të angazhimit komunitar, sipas modelit që kompania ka zbatuar edhe në Australi.

Projekti e parkut eolik në Tropojë me kapacitet të instalaur 600 MW është pjesë e një strategjie më të gjerë rajonale, që përfshin edhe projektin Montechevo 400 MW në Mal të Zi, me energji diellore dhe ruajtje baterish, në kuadër të një investimi total prej mbi 1,1 miliard euro.

Këto projekte janë mbështetur nga Komisioni Europian (DG ENEST), Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) dhe Agjencia e Investimeve të Malit të Zi, duke nënvizuar rëndësinë e tyre për sigurinë energjetike rajonale dhe tranzicionin e gjelbër të Ballkanit Perëndimor.

Ky park konsiderohet një nga më të mëdhenjtë në Evropë dhe synon të kontribuojë në modernizimin e sistemit energjetik të Shqipërisë, duke ulur varësinë nga burimet fosile dhe duke sjellë energji të pastër dhe të qëndrueshme për vendin.

Projekti parashikohet të bëhet realitet për 12 muaj.

Gjatë 17 viteve të fundit, CWP ka investuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe tranzicionin energjetik, duke zhvilluar me sukses parqet më të mëdha me erë në rajon, përfshirë edhe më të madhin në Evropë, projektin Fântânele-Cogealac 600 MW në Rumani. Aktualisht kompania po zhvillon mbi 7 GW kapacitet në energji të rinovueshme.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shkollat e rilindura me kushte dhe standarde të reja

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për një vit të mbarë shkollor nxënësit mësuesit, drejtuesit e shkollave, por edhe vetë…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shkollat e rilindura me kushte dhe standarde të reja

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për një vit të mbarë shkollor nxënësit mësuesit, drejtuesit e shkollave, por edhe vetë…