“Meshari” i Gjon Buzukut, vepra monumentale e gjuhës shqipe

Më 5 janar 1555 prifti katolik shqiptar dom Gjon Buzuku përfundoi së shkruari “Mesharin” e tij, që deri më sot njihet si vepra e parë e llojit dhe njëkohësisht si i pari dokument letrar i botuar në gjuhën shqipe.


Më 5 janar 1555 prifti katolik shqiptar dom Gjon Buzuku përfundoi së shkruari “Mesharin” e tij, që deri më sot njihet si vepra e parë e llojit dhe njëkohësisht si i pari dokument letrar i botuar në gjuhën shqipe.

Vetë autori, dom Gjon Buzuku, shkruan në parathënien e “Mesharit” se e mbaroi “së shkruami” veprën më 5 janar 1555. Në vitin 1740 Mesharin e zbuloi ne Bibliotekën e Propagandës Fide, afër Romës, ipeshkvi i Shkupit imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova. Në 1909, e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit në Romë, ku gjendet edhe sot me shënimin Katalogu: R.G. Liturgia III, 194.

At Justin Rrota ishte i pari që solli nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit në vitin 1929 tre riprodhime të fotografuara të Mesharit të hershëm.

“Meshari” është një vepër monumentale e gjuhës shqipe dhe e kulturës shqiptare. Puna për të kishte filluar më 20 mars 1554, ndërkohë që në gjuhën shqipe nuk ekzistonte përkthimi i shkrimeve të shenjta biblike. Duke parë nevojën e madhe që kishin besimtarët e krishterë shqiptarë për të dëgjuar e kremtuar Fjalën e Zotit, Liturgjinë e Sakramentet e Shenjta në gjuhën amtare, dom Gjon Buzuku vendosi të hartonte këtë vepër.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama pritet nga Rutte në Bruksel: Vlerësohet serioziteti i Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në selinë e NATO-s në Bruksel nga Sekretari i Përgjithshëm i…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama pritet nga Rutte në Bruksel: Vlerësohet serioziteti i Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në selinë e NATO-s në Bruksel nga Sekretari i Përgjithshëm i…