Kuvendi dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë drejt një bashkëpunimi të ri

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Bashkimit Europian, Silvio Gonzato për të diskutuar fillimin e zbatimit të programit mbi fuqizimin dhe rritjen e performancës së Kuvendit në procesin legjislativ, mbikëqyrjen dhe transparencën parlamentare.


Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Bashkimit Europian, Silvio Gonzato për të diskutuar fillimin e zbatimit të programit mbi fuqizimin dhe rritjen e performancës së Kuvendit në procesin legjislativ, mbikëqyrjen dhe transparencën parlamentare.

Ky program synon të forcojë kapacitetet institucionale të Kuvendit, duke e bërë atë më efektiv dhe më të hapur ndaj qytetarëve.

Programi përfshin gjithashtu aktivitetet për forcimin e lidershipit të Kuvendit në procesin e integrimit europian, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit me shoqërinë civile, median, grupet e interesit dhe qytetarët.

Kryeparlamentari Peleshi në një postim në rrjetet sociale theksoi se “qëllimi i këtij bashkëpunimi është që Kuvendi i Shqipërisë të funksionojë në përputhje të plotë me standardet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian”.

“Në përfundim të kësaj legjislature, Kuvendi i Shqipërisë synon të jetë një institucion modern, transparent dhe i besueshëm, duke reflektuar angazhimin dhe arritjet e Shqipërisë për anëtarësimin në familjen europiane”, tha Peleshi.

Marrë nga ATSH

“Vitet pariziane të Hasan Tahsinit”

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, më 29 shtator 2026, në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Vitet pariziane të Hasan Tahsinit”

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, më 29 shtator 2026, në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë…