Korça feston 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Në qytetin e Korçës u festua sot 113-vjetori i shpalljes së Pavarësisë.


Në qytetin e Korçës u festua sot 113-vjetori i shpalljes së Pavarësisë.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, prefekti i qarkut, Nertil Jole dhe drejtues të tjerë të pushtetit vendor vendosën kurora me lule tek monumenti “Ushtari i Panjohur”, në nderim të kësaj dite të shënuar për kombin shqiptar.

Në një postim në rrjetet sociale kryebashkiaku Filo tha se “Korça është një vatër e rëndësishme e patriotizmit dhe kulturës, që i ka dhënë shumë Shqipërisë dhe që me krenari ruan kujtimin e atyre që dhanë jetën dhe mundin për ndërtimin e një shteti të lirë e të pavarur”.

Shqipëria feston sot 28 Nëntorin, 113- vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…

Global 360

Meloni i kërkon BE-së të caktojë një negociator për bisedimet e paqes në Ukrainë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të caktojë një përfaqësues të posaçëm për negociatat me Rusinë

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…