Ibrahimaj: 762.740 pensionistë do të përfitojnë bonusin e fundvitit

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se janë gjithsej 762.740 pensionistë dhe përfitues të tjerë që do të përfitojnë bonusin e fundvitit deri në 15 mijë lekë.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se janë gjithsej 762.740 pensionistë dhe përfitues të tjerë që do të përfitojnë bonusin e fundvitit deri në 15 mijë lekë.

Nga këta, 640.325 janë pensionistë pleqërie, 2322 përfitues të pensionit social, 65.232 persona që marrin pension invaliditeti, 48.087 përfitues të pensionit familjar dhe 6774 persona me trajtime të veçanta financiare, përfshirë minatorë të nëntokës, punonjës të ish-ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm.

Ministrja bëri të ditur se bonusi do të jepet në dy nivele.

“Përfitojnë bonus 15 mijë lekë rreth 540.959 persona, përfshirë pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë, pensione invaliditeti, pensione familjare, pensione sociale, si dhe përfitues të trajtimeve të veçanta financiare, përfshirë veteranët e LANÇ-it dhe fëmijët në përkujdesje të Republikës. Bonus 10 mijë lekë përfitojnë rreth 221.781 persona, duke përfshirë pensionistët me pension mbi 20 mijë lekë dhe përfitues të trajtimeve të veçanta mbi këtë masë, përfshirë pensionet suplementare dhe trajtimet financiare për profesionet e vështira”, u shpreh ministrja.

Ibrahimaj theksoi se shpërblimi i fundvitit për pensionistët dhe përfituesit e trajtimeve sociale dhe financiare ka si qëllim të sjellë një mbështetje gjatë festave të fundvitit.

Pagesa e shpërblimit do të realizohet gjatë muajit dhjetor 2025. Përfituesit që nuk do ta tërheqin brenda këtij muaji, mund ta marrin deri më 30 qershor 2026. Pas kësaj date, shpërblimi parashkruhet dhe nuk mund të përfitohet më.

Zbatimi i këtij vendimi do të kryhet nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare, për të garantuar një proces të rregullt dhe transparent të shpërndarjes së shpërblimeve.

/Marrë nga ATSH

Bota ka nevojë për marrëdhënie ekonomiko-tregtare Kinë-SHBA me leverdi reciproke

Historia ka vërtetuar vazhdimisht se bashkëpunimi u sjell dobi të dyja palëve, ndërsa konflikti i dëmton të dyja.

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bota ka nevojë për marrëdhënie ekonomiko-tregtare Kinë-SHBA me leverdi reciproke

Historia ka vërtetuar vazhdimisht se bashkëpunimi u sjell dobi të dyja palëve, ndërsa konflikti i dëmton të dyja.