Spiropali: Mbështetje parimore dhe pragmatike e Austrisë për integrimin në BE

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali deklaroi sot se integrimi në Bashkimin Europian është jo vetëm objektivi kryesor kombëtar, por edhe një shans historik për transformimin e institucioneve, forcimin e shtetit të së drejtës, ekonomisë, tregut dhe shoqërisë shqiptare.


Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali deklaroi sot se integrimi në Bashkimin Europian është jo vetëm objektivi kryesor kombëtar, por edhe një shans historik për transformimin e institucioneve, forcimin e shtetit të së drejtës, ekonomisë, tregut dhe shoqërisë shqiptare.

Spiropali doli sot në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Spiropali vlerësoi se në të gjithë faqet e historisë, Austria është një ndër miqtë tanë më të besuar dhe më të zëshëm, ndërsa shprehu besimin se “edhe kjo vizitë është shprehje e një vullneti të përbashkët për të forcuar më tej marrëdhëniet tona të shkëlqyera”.

“Imagjinuam sot me homologen austriake, një të ardhme në të cilën aksi Tiranë-Vjenë do të jetë shumë më dinamik në të gjithë drejtimet; politikisht, ekonomikisht, sa i përket sigurisë, etj. Në fuqizimin e këtij aksi, një rol thelbësor do të luajë pa dyshim, edhe komuniteti shqiptar në Austri, si dhe ai komunitet gjithmonë edhe më i madh, i investitorëve dhe sipërmarrësve austriakë në Shqipëri”, u shpreh ministrja Spiropali.

Për sa i përket rrugës sonë integruese, Spiropali u shpreh se në takim u rikonfirmua axhenda shumë ambicioze e punës, për mbylljen e negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027 dhe për anëtarësimin e plotë brenda kësaj dekade.

“Në këtë drejtim, mbështetja parimore dhe pragmatike e Austrisë, kontributi në jetëzimin e reformave kyçe, si dhe mbështetja për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të rajonit kanë bërë dhe do të vijojnë të bëjnë një diferencë të rëndësishme për vendin tonë”, shtoi ajo.

Spiropali kujtoi se hapja e të gjithë grupkapitujve në 14 muaj është një risi në historinë e Bashkimit Europian.

Ajo siguroi se Shqipëria mbetet e angazhuar për të transformuar sa më parë rekomandimet në programe konkrete pune.

Pavarësisht progresit, ministrja Spiropali theksoi se “jemi plotësisht të vetëdijshëm se Shqipëria ka ende rrugë sfiduese përpara”.

“Raporti i KE-së evidenton qartë kapitujt ku ka nevojë për ritëm të shtuar. Ne mbetemi plotësisht të angazhuar që gjetjet e raportit t’i shndërrojmë në një program të mirëfilltë pune për institucionet tona”, shtoi ajo.

Duke u ndalur te bashkëpunimi dypalësh, Spiropali u shpreh se në takim u rikonfirmua bashkëpunimi i ngushtë në kuadër të organizmave ndërkombëtare, ku Shqipëria dhe Austria ndajnë të njëjtën dëshirë për stabilitet dhe të njëjtat vlera, sa i përket barazisë, dinjitetit njerëzor, të drejtave të njeriut, etj.

Investimet austriake, sipas saj, luajnë një rol kyç në sektorë të rëndësishëm si energjia, bankat, ndërtimi, turizmi dhe teknologjia, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë sonë.

Në këtë drejtim, Spiropali siguroi se prioritet absolut për Shqipërinë mbetet fuqizimi i mëtejshëm i investimeve dhe sipërmarrjeve austriake në sektorët kyç të ekonomisë sonë.

“Ramë dakord të vijojmë dialogun tonë strategjik në formate të ndryshme, të masim progresin me objektiva të përbashkëta dhe të hapim kapituj të rinj bashkëpunimi. Pa Austrinë dje, pa Austrinë sot dhe pa Austrinë nesër, historia e shqiptarëve dhe Shqipërisë, do të ishte e paplotë”, u shpreh Spiropali.

Burimi ATSH

MZHBR dhe OKB zgjerojnë bashkëpunimin për modernizimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla priti sot në takim Koordinatoren e Përhershme të OKB-së në Shqipëri, Ingrid…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MZHBR dhe OKB zgjerojnë bashkëpunimin për modernizimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla priti sot në takim Koordinatoren e Përhershme të OKB-së në Shqipëri, Ingrid…