Ambasada Shqiptare në Spanjë, pritje me rastin e 113 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Ambasadorja Entela Gjika vlerësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve, si në nivelet më të larta të autoriteteve të Shqipërisë dhe Spanjës


Më 24 nëntor 2025, Ambasada Shqiptare në Madrid, organizoi një pritje me rastin e 113 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Hotel Melia Grand Fenix hapi dyert për festën tonë!

Në fjalën e rastit, Ambasadorja Entela Gjika vlerësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve, si në nivelet më të larta të autoriteteve të Shqipërisë dhe Spanjës, ashtu edhe në shumë fusha, duke theksuar turizmin gjithmonë e në rritje, intesifikimin e shkëmbimeve tregëtare dhe rritjen e eksporteve shqiptare në Spanjë, rritjen e investimeve nga kompani spanjolle në Shqipëri, shkëmbimet në fushën e arsimit dhe shkencës.

Ambasadorja foli mbi progresin e Shqipërisë në integrimin evropian, falenderoi Spanjën për mbështetjen e palëkundur në këtë proces.

Ajo gjithashtu vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë, në luftën kundër krimit të organizuar, narkotikëve dhe trafikimit. Ambasadorja foli mbi vlerat e diasporës shqiptare në Spanjë dhe kontributin e saj në forcimin e marrëdhënieve mes vendeve dhe kulturave tona.

Në pritje ishin të pranishëm përfaqësues nga Ministria për Punët e Jashtme, Bashkimin Evropian dhe Bashkëpunimin e Spanjës, Parlamenti, Ministria e Fianancës, Ekonomisë, përfaqësues të trupit diplomatik në Madrid, anëtarë të komunitetit shqiptarë në Spanjë si dhe miq e dashamirës të vendit tonë.

Këtë vit, shefi i kuzhinës Genti Skëndaj, solli kuzhinën tradicionale shqiptare në Madrid! Në pritje u shërbyen edhe verëra shqiptare të kantinës Balaj.

Lexo më shumë nga

Koçiu: Dhuna synon nxirjen e imazhit të Shqipërisë, përgjigjja institucionale do të jetë e paprecedentë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, reagoi sot pas akteve të dhunës nga protestuesit e opozitës gjatë marshimit në…

Global 360

Macron kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit, pas sulmeve kundër Iranit

Presidenti francez, Emmanuel Macron i cilësoi sot sulmet e kryera nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kundër Irani si të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koçiu: Dhuna synon nxirjen e imazhit të Shqipërisë, përgjigjja institucionale do të jetë e paprecedentë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, reagoi sot pas akteve të dhunës nga protestuesit e opozitës gjatë marshimit në…