Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, pritje me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë organizoi në Prishtinë një ceremoni me rastin e 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ku morën pjesë krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, përfaqësues të partive politike, të komuniteteve fetare, etj.


Ambasada e Shqipërisë në Kosovë organizoi në Prishtinë një ceremoni me rastin e 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ku morën pjesë krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, përfaqësues të partive politike, të komuniteteve fetare, etj.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, në fjalën e tij tha se shpallja e Pavarësisë mbi një shekull më parë në Vlorë, nuk ishte thjesht një deklaratë, por një simfoni e guximit dhe shpresës.

“Kur flas sot nga kjo sallë, nuk ndihem si ambasador, por si një vëlla i madh i Kosovës, që më pret me një sofër të madhe. Bashkëpunimi ynë është intensifikuar në çdo fushë, veçanërisht në atë të sigurisë, dhe jemi të hapur për tregti”, tha diplomati shqiptar.

Ambasadori Malaj theksoi në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit mes dy vendeve synimi është rritja e binjakëzimeve lokale.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ndal te sfidat e kaluar përballë persekutimit dhe dhunës së regjimit serb, duke shtuar se “vendet tona janë të ndara në harta, por të bashkuara në zemra”.

“Për dekada me radhë, kur flamuri ishte i ndaluar dhe shqiptarët u persekutuan dhe u vranë, regjimi serb tentoi ta ndalë, por askush nuk mund ta ndalë shpirtin shqiptar. Shqipëria po ecën progresivisht drejt anëtarësimit në BE, dhe me të janë të gjithë shqiptarët. Vendet tona janë të ndara në harta, por janë të bashkuara në zemra”, u shpreh Osmani.

Kryetari i Kosovës, Dimal Basha e ka cilësuar 28 nëntorin frymë që na mban bashkë dhe kujtim të sakrificave shekullore ndër breza, që jetuan, punuan e ranë për çlirim e bashkim të trojeve tona.

“Nga Skënderbeu që ngriti flamurin në Krujë, te qëndresa heroike e Kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jashari me familjen e tij, 28 nëntori është ura që na lidhë me epokat e lavdisë sonë kombëtare. Çdo brez ka lënë gjurmë në këtë udhë të gjatë me heronjtë e vet, e kjo është linja që na e mëson se liria për ne është e shenjtë dhe mbetet obligim yni ta ruajmë e avancojmë kombin tonë deri në realizim të idealeve tona historike”, ka thënë kryetari Basha.

Kreu i Kuvendit ka vlerësuar se më shumë se kurrë, e ndiejmë detyrimin institucional, moral e kombëtar të ruajmë këtë trashëgimi me kujdes, ta forcojmë bashkëpunimin mes shqiptarëve kudo që jetojnë dhe të qëndrojmë bashkë përballë çdo sfide.

Bashkimi ynë, ka shtuar kryetari Basha, është forca më e madhe që kemi dhe e ardhmja ndërtohet mbi këtë premisë që e ka trasuar rrugën e fitoreve përgjatë historisë sonë të lavdishme.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se me ndjesi feste dhe ngazëllimi ka ardhur sot në këtë ditë festimi, dy ditë pasi ishte në Manastir me rastin e 117- vjetorit të Kongresit të Manastirit dhe diskutimeve e vendimeve të marra aty për alfabetin e shqipes.

“Këto data, si 22 nëntori i 1908-ës ashtu edhe 28 nëntori i 1912-ës, janë data historike të shënjuara një herë e mirë në kalendarin e kronologjisë së historisë së kombformimit dhe të shtetndërtimit të ne shqiptarëve”, tha kryeministri Kurti.

Kurti nënvizoi se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë tani ka marrë formën e një përkushtimi të thellë, që nuk matet vetëm me dokumente apo statistika, por me mënyrën se si përmirësohet jeta e qytetarëve.

“58 marrëveshje të nënshkruara vetëm në katër vitet e fundit nga 184 gjithsej dhe qindra mijëra qytetarë që çdo ditë e prekin këtë afrim në jetën e tyre, janë tregues se vizioni i përbashkët nuk është vetëm fjalë: është tregti që rritet me qindra milionë euro, energji që qarkullon pa pengesa, janë Lojërat Mesdhetare 2030, studentë që gëzojnë mundësi të barabarta, janë 26 vendkalime kufitare të reja e deri te projekti gjigant hekurudha Prishtinë–Durrës. Është hapja e zyrave doganore, heqja e vulës apostile, njohja e pensioneve dhe sigurimeve, njësimi i diplomave dhe lëvizja pa kontrolle kufitare. Në arsim e kulturë, janë abetarja unike, enciklopedia shqiptare dhe projektet kulturore mbarëkombëtare. Ndërsa në siguri, turizëm, bujqësi e drejtësi, procedurat e unifikuara dhe bashkëpunimi teknik po i bëjnë dy shtetet më funksionale dhe më të afërta se kurrë ”, tha ai.

Burimi ATSH

Jaka: TVSH për produktet ushqimore të zbresë në 5-7%

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, kërkoi uljen e tatimit mbi konsumin, duke propozuar që TVSH…

Global 360

Kurti: Paradoksi i zgjerimit të BE, aplikimi i Kosovës mbetet i bllokuar për tre vjet

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian,…

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Jaka: TVSH për produktet ushqimore të zbresë në 5-7%

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, kërkoi uljen e tatimit mbi konsumin, duke propozuar që TVSH…