Vengu mbledh Komitetin e Emergjencave në Sarandë, 25 familje të evakuara

Strukturat e emergjencave civile dhe Forcat e Armatosura vijojnë punën në terren për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e dendura në qarkun e Vlorës dhe Sarandës, ku disa zona janë përfshirë nga përmbytje dhe rrëshqitje dherash.


Strukturat e emergjencave civile dhe Forcat e Armatosura vijojnë punën në terren për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e dendura në qarkun e Vlorës dhe Sarandës, ku disa zona janë përfshirë nga përmbytje dhe rrëshqitje dherash.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, nga Saranda, pas mbledhjes së Komitetit të Emergjencave, bëri të ditur se pavarësisht reshjeve të vazhdueshme, po kryhet paralelisht edhe vlerësimi paraprak i dëmeve dhe koordinimi i ndërhyrjeve në zonat e prekura.

Sipas ministrit, në orët e para të mëngjesit ka pasur një çarje në argjinaturën e lumit Bistricë në zonën e Çukës, e cila ka shkaktuar vërshime masive të ujërave dhe përmbytje të tokave bujqësore në Sarandë, Finiq dhe Delvinë.

“Në bashkitë Sarandë, Delvinë, Finiq dhe Konispol kemi bërë evidentimin e dëmeve. Për shkak të vërshimeve të ujit, janë përmbytur mbi 500 hektarë tokë dhe janë prekur disa stalla me bagëti”, tha Vengu.

Ai theksoi se falë ndërhyrjes së shpejtë të strukturave në terren nuk ka persona të lënduar apo të zhdukur.

“Kemi evakuar 25 familje në Sarandë, të cilat do të akomodohen përkohësisht në çadra nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe bashkia, deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare”, u shpreh ministri.

Forcat e Armatosura janë angazhuar në evakuimin e banorëve dhe të blegtorisë, ndërsa në zonat e larta të Finiqit dhe Delvinës po ofrohet ushqim dhe kujdes mjekësor për familjet me akses të vështirë, për shkak të rrëshqitjeve të dherave në akset rrugore.

Sipas Vengut, po merren masa për hapjen e rrugëve të bllokuara dhe krijimin e rrugëve alternative.

“Në Delvinë kemi dëmtime në depon e ujit në Kopac, dhe forcat xheniere po punojnë për rehabilitimin sa më të shpejtë të saj, në mënyrë që banorët të mos mbeten pa furnizim me ujë”, deklaroi ministri.

Ministri Vengu theksoi se strukturat e Emergjencave Civile dhe ushtria mbeten në gatishmëri për të përballuar çdo zhvillim të situatës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Nuk ka bllokim të Integrimit në BE, Greqia ndër mbështetëset kryesore

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh këtë të hënë se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Nuk ka bllokim të Integrimit në BE, Greqia ndër mbështetëset kryesore

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh këtë të hënë se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë…