Bursa financiare për 4 mijë nxënës me nevoja të veçanta, mbështetje për 94 mijë persona me aftësi të kufizuar

Ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë diskutimit për projektbuxhetin 2026 në seancën plenare të Kuvendit u ndal edhe tek buxheti i Ministrisë së arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.


Ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë diskutimit për projektbuxhetin 2026 në seancën plenare të Kuvendit u ndal edhe tek buxheti i Ministrisë së arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në fjalën e tij Malaj tha se “për vitin 2026 shpenzimet totale të sektorit të arsimit do të jenë 89.8 miliardë lekë ose rreth 900 milionë euro, apo 3.2% në raport me PBB-në, krahasuar me buxhetin 2025 janë 4.4 miliardë lekë më shumë”.

“Në këtë sektor do të financohen me përparësi gjatë vitit 2026, përveç përfshirjes së efektit të plotë të indeksimit të pagave për mësuesit dhe pedagogët, nga 1 Janar 2026 disa politika si: tekste shkollore falas nga klasa e parë deri në klasën e nëntë për rreth 220,000 nxënës; tekste shkollore falas për rreth 15,000 nxënës nga shtresa sociale në nevojë në arsimin e mesëm të lartë; bursa financiare, si dhe kuota ushqimore për 4,000 nxënës me nevoja të veçanta; sigurim shërbim transporti falas për 35,000 nxënës dhe 13,500 mësues dhe financim i programit pas shkollor”, theksoi Malaj.

Më tej Malaj u ndal tek Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale, duke theksuar se “shpenzimet e sektorit të shëndetësisë për vitin 2026 planifikohen të jenë në masën 81.2 miliardë lekë ose rreth 2.9% të PBB-së, ose 4.9 miliardë lekë apo 50 milionë euro më shumë se buxheti 2025. Theksoj që përveç indeksimit të pagave dhe njehsimit të vjetërsisë për mjekët dhe infermierët, projektbuxheti 2026 do të financojë me prioritet edhe disa politika”.

Disa prej këtyre politikave janë trajtimi me recetë rimbursimi të barnave për rreth 400 mijë pacientë; Financimi me 1.5 miliardë lekë më shumë për rimbursimin e barnave onkologjike në shërbimin parësor dhe sigurimin e tyre në të gjithë sistemin spitalor; Rikonstruksion i një sërë spitaleve rajonale dhe qendrave shëndetësore;180,000 fëmijë dhe 280,000 qytetarë do të përfitojnë nga mbrojtja nëpërmjet programit kombëtar të vaksinimit”,etj.

Lidhur me shpenzimet për mbrojtjen sociale, Malaj u shpreh se “për vitin 2026 parashikohen të jenë 257.3 miliardë lekë ose rreth 10% e PBB. Krahasuar me Buxhetin 2025 do të kemi një shtesë prej 11.6 miliardë lekë”.

Sipas tij, projektbuxheti 2026 garanton rritjen e qëndrueshme të mburojës sociale për shtresat në nevojë, me fokus tek fëmijët, nënat me shumë fëmijë, të moshuarit dhe familjet vulnerabël.

Nga programet e mbrojtjes sociale Malaj përmendi: 61,000 përfitues nga skema e ndihmës ekonomike; 94,000 përfitues si persona me aftësi të kufizuar dhe kujdestarë të tyre; 8,300 gra të papuna me 3 apo më shumë fëmijë deri në 18 vjeç që mbështeten me kontribute shoqërore për periudhën e kujdesit; 780 mijë përfitues për skemat mbështetëse të pensioneve dhe 33,000 të porsalindur do të përfitojnë nga programi i “Bonusit të Bebes”.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Qeveria miraton hapjen e Ambasadës së Shqipërisë në Dublin

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Dublin, Republika e Irlandës,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Qeveria miraton hapjen e Ambasadës së Shqipërisë në Dublin

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Dublin, Republika e Irlandës,…