Gonxhja: Shqipëria dhe Italia drejt projekteve të reja në kulturë dhe turizëm

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi sot takime me ministrin e Kulturës së Italisë, Alessandro Giuli, dhe me ministren e Turizmit italian, Daniela Santachè


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi sot takime me ministrin e Kulturës së Italisë, Alessandro Giuli, dhe me ministren e Turizmit italian, Daniela Santachè, për të diskutuar një sërë bashkëpunimesh dhe partneritetesh kulturore e turistike mes dy vendeve.

Gjatë takimit me ministrin Giuli, u theksua rëndësia e zhvillimit të marrëdhënieve kulturore shqiptaro-italiane.

Diskutimet përfshinë bashkëpunime të ndryshme, nga Muzeu Italian në Shqipëri, partneriteti me MAXXI dhe Galerinë Kombëtare të Arteve, krijimi i Qendrës Kulturore Shqiptare në Itali, deri te iniciativat për përfshirjen e “Motit të Madh të Arbëreshëve” në UNESCO.

Takimi riafirmoi vizionin për një partneritet kulturor të qëndrueshëm që ndërton ura bashkëpunimi përmes artit, trashëgimisë dhe kreativitetit.

Ndërsa takimi me ministren e Turizmit italian, Daniela Santachè, u fokusua në forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal në turizëm, harmonizimin e standardeve, lehtësimin e përvojës së udhëtarëve, zhvillimin e itinerarëve kulturorë dhe fuqizimin e aftësive profesionale.

Diskutimet gjithashtu u përqendruan në zgjerimin e mundësive turistike gjithëvjetore dhe vendosjen e standardeve të reja për një turizëm inovativ dhe cilësor në Shqipëri.

Ministri Gonxhja theksoi se këto takime konsolidojnë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe riafirmojnë angazhimin e Shqipërisë për një bashkëpunim të qëndrueshëm, inovativ dhe të ndërsjellë në fushat e kulturës dhe turizmit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Zgjerimi i BE-së, një nga investimet më efikase të Evropës për sigurinë e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë vizitës në Berlin, mori pjesë në panelin “Evropa në zgjerim:…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Zgjerimi i BE-së, një nga investimet më efikase të Evropës për sigurinë e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë vizitës në Berlin, mori pjesë në panelin “Evropa në zgjerim:…