Gonxhja, takim me Sekretarin e Përgjithshëm të UN Tourism: Mbështetës i Shqipërisë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u takua sot me Sekretarin e Përgjithshëm të UN Tourism, Zurab Pololikashvili, i cili në janar përmbyll mandatin e tij pas një periudhe të suksesshme në krye të organizatës.

Gonxhja vlerësoi kontributin e Pololikashvilit në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke e cilësuar atë një bashkëpunëtor të çmuar dhe mik të vyer të vendit tonë.

“Një bashkëpunëtor i çmuar dhe mik i vyer i Shqipërisë, i cili vazhdimisht ka promovuar vendin tonë në arenën ndërkombëtare. Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe për miqësinë e tij të sinqertë, duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme”, u shpreh ministri Gonxhja.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit ndodhet në Riad, ku po merr pjesë në Asamblenë e 26-të të Përgjithshme të UN Tourism. Në kuadër të këtij samiti po zhvillohen takime dhe diskutime mbi zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, nxitjen e partneriteteve ndërkombëtare, inovacionin dhe përmirësimin e strategjive turistike në nivel global.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Paketa ligjore kundër dhunës synon mbrojtjen e rendit publik, të miturve u ofrohet ndihmë juridike falas

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Elona Hoxha sqaroi sot ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria për të parandaluar aktet e dhunës gjatë…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia