Kombëtarja U-21, publikohet lista e lojtarëve për miqësoret ndaj Moldavisë dhe Ukrainës

Shqipëria U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Moldavisë dhe Ukrainës, si pjesë e përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21.


Shqipëria U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Moldavisë dhe Ukrainës, si pjesë e përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21.

Sipas njoftimit të FSHF-së, trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 23 lojtarët e grumbulluar, ku risia e vetme është futbollisti i Ballkanit, Diar Vokrri.

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi ka komentuar listën e lojtarëve, mungesat në skuadër, risinë në grumbullim, dy kundërshtarët dhe përgatitjet për Kampionatin Europian U-21. “Lista është pothuajse e njëjtë me ndeshjen e fundit ndaj San Marinos. Ka shumë pak ndryshime. Kemi dy mungesa shumë të rëndësishme si Zylyf Muça mbrojtës i djathtë dhe Enes Osmani mbrojtës i majtë, janë zëvendësuar nga Vokrri dhe disa të tjerë. Mendoj që Vokrri është një prurje shumë e rëndësishme e jona. Dua ta falënderoj që zgjodhi Shqipërinë. Është një lojtar shumë i mirë, mendoj që do na ndihmoj shumë”, tha ai.

Bushi theksoi se “për ne nuk ka ndeshje miqësore e kam thënë dhe më para. I marrim shumë seriozisht sepse janë ndeshje shumë të rëndësishme për ne, janë si ndeshje zyrtare, sepse na presin ekipe shumë të forta në Europian”.

Sa i përket përgatitjes pë Europianin, Bushi bëri të ditur se “janë shumë grumbullime të rëndësishme për ne. I shërbejnë gjatë gjithë kohës Europianit. Ekipet janë shumë të mirë, por edhe ne jemi shumë të fortë. Pavarësisht se jemi mundur edhe ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës kemi treguar që kemi karakter, luftojmë deri në fund dhe jemi në lojë deri në fund. Nëse lufton dhe sakrifikon, ke dëshirë dhe qëllim për të arritur diçka nuk duhet të kesh frikë asnjë kundërshtar”.

Lista e plotë:

Portierë: Giulio Veliaj, Endri Dema, Aron Jukaj

Mbrojtës: Fabjan Përndreca, Arlind Kurti, Gabriel Ramaj, Adi Kurti, Elton Fikaj, Ervin Bashi, Aurel Marku, Ermis Selimaj, Diar Vokrri

Mesfushorë: Gjergji Kote, Feta Fetai, Aidon Shehu, Etnik Brruti, Burak Alili, Dario Daka

Sulmues: Kevin Dodaj, Erald Maksuti, Elmedin Rama, Rrok Toma, Ermir Rashica

FSHF njofton se Kombëtarja U-21 do të nisë të hënën grumbullimin në Moldavi, aty ku do të zhvillohet edhe ndeshja e parë miqësore ndaj vendasve.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka ndryshuar vendi dhe orari i takimit me Moldavinë. Ndeshja do të luhet në qendrën stërvitore të Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, më 13 nëntor, në orën 12:00.

Lexo më shumë nga

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…