OSBE-SPAK, kurs trajnimi për këshilltarët ligjorë dhe sekretarët gjyqësorë

Prezenca e OSBE-së mbetet e përkushtuar të mbështesë institucionet e drejtësisë në Shqipëri në ndërtimin e kapaciteteve dhe në nxitjen e një kulture profesionalizmi dhe përgjegjshmërie


Tridhjetë këshilltarë ligjorë dhe sekretarë gjyqësorë të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe të Gjykatave të Posaçme forcuan aftësitë e tyre profesionale në kërkimin ligjor, arsyetimin ligjor dhe shkrimin juridik, gjatë një kursi trajnimi të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me SPAK-un dhe Gjykatat e Posaçme.

Trajnimi kishte për qëllim të përmirësonte aftësinë e pjesëmarrësve për të kryer analiza të thelluara ligjore dhe për të hartuar dokumente juridike të qarta, të qëndrueshme dhe të arsyetuara mirë, elementë kyç për të siguruar cilësinë, transparencën dhe efektivitetin e punës gjyqësore.

Gjatë programit, pjesëmarrësit eksploruan aspektet themelore të kërkimit dhe arsyetimit ligjor, si dhe praktikat bashkëkohore në shkrimin juridik, duke përfshirë përdorimin e terminologjisë së saktë dhe stilin profesional të shkrimit. Sesionet ndërvepruese, ushtrimet praktike dhe diskutimet në grup u konceptuan për të nxitur të mësuarit aktiv dhe shkëmbimin mes kolegëve. Studime rastesh dhe shembuj konkretë nga puna e tyre e përditshme u përdorën për të rritur zbatueshmërinë e përmbajtjes së trajnimit.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, Mauro Puzzo, drejtues i Departamentit për Shtetin e së Drejtës dhe të Drejtat e Njeriut në Prezencën e OSBE-së, theksoi rëndësinë e zhvillimit profesional në forcimin e sundimit të ligjit. “Institucionet e forta varen nga profesionistë të pajisur me aftësitë dhe integritetin për të zbatuar ligjin në mënyrë të qëndrueshme dhe për ta komunikuar qartë atë.

Prezenca e OSBE-së mbetet e përkushtuar të mbështesë institucionet e drejtësisë në Shqipëri në ndërtimin e kapaciteteve dhe në nxitjen e një kulture profesionalizmi dhe përgjegjshmërie”, tha ai.

Trajnim është pjesë e mbështetjes së vijueshme të Prezencës së OSBE-së për reformën në drejtësi në Shqipëri dhe i përpjekjeve të saj për të promovuar integritetin, efikasitetin dhe transparencën brenda institucioneve gjyqësore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama thirrje ndërtuesve: Deklaroni pagat reale të punonjësve

Kryeministri Edi Rama u bëri sot thirrje ndërtuesve që të deklarojnë pagat reale të punonjësve.

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama thirrje ndërtuesve: Deklaroni pagat reale të punonjësve

Kryeministri Edi Rama u bëri sot thirrje ndërtuesve që të deklarojnë pagat reale të punonjësve.