MEPJ: Progresraporti i KE, pasqyrë e pakthyeshmërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi sot pasi Komisioni Europian publikoi raportin e progresit për Shqipërinë 2025, i cili paraqet një analizë të detajuar të zhvillimeve në vend gjatë një viti.


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi sot pasi Komisioni Europian publikoi raportin e progresit për Shqipërinë 2025, i cili paraqet një analizë të detajuar të zhvillimeve në vend gjatë një viti.

MEPJ thekson se, raporti evidenton përparimin e qëndrueshëm të vendit tonë në reformat kyçe, shënon arritjet konkrete dhe rithekson përkushtimin e palëkundur të Qeverisë dhe të Shqipërisë ndaj standardeve europiane.

Në mënyrë të veçantë, raporti përshëndet angazhimin e fortë politik të Shqipërisë në rrugën e integrimit europian.

Ai thekson përparimin e rëndësishëm në reformat themelore, veçanërisht në reformën gjithëpërfshirëse të drejtësisë, si dhe rezultatet domethënëse të arritura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke nënvizuar edhe bashkëpunimin aktiv ndërkombëtar në këto fusha.

Raporti vlerëson përparimin e bërë në procesin e negociatave të anëtarësimit që prej tetorit të vitit 2024, duke theksuar ecurinë e tyre me një ritëm “të paprecedentë”, që ka çuar në hapjen e 28 kapitujve brenda një viti.

Në përputhje me planet e përbashkëta të punës, pesë kapitujt e mbetur pritet të hapen para fundit të këtij viti.

Për të dytin vit radhazi, Komisioni Europian ripohoi mbështetjen për objektivin e Shqipërisë për përmbylljen e negociatave deri në vitin 2027, në një proces plotësisht të bazuar në meritë.

Raporti pasqyron gjithashtu, me realizëm dhe në mënyrë të balancuar, sfidat që mbeten përpara, si forcimi i mëtejshëm i institucioneve, rritja e vazhdueshme e transparencës, sundimi i ligjit, etj.

Sipas MEPJ, raporti i progresit për vitin 2025 është dokumenti më pozitiv i publikuar ndonjëherë për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Ai reflekton punën e madhe të bërë nga ekipi negociator, përkushtimin e pandërprerë të administratës publike si dhe institucioneve qendrore e vendore si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Komisionin Europian dhe institucionet e tjera të BE-së drejt qëllimit të përbashkët, anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE.

Ministria për Europën dhe e Punët e Jashtme e mirëpret raportin e Komisionit dhe i konsideron gjetjet si dhe rekomandimet e tij një moment të rëndësishëm reflektimi, për të vlerësuar rrugën e deritanishme dhe për të forcuar përgjegjësinë për të vijuar përpara me fokus, vendosmëri dhe rezultate konkrete.

“Integrimi në BE mbetet udhërrëfyesi ynë strategjik për forcimin e demokracisë, zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve shqiptarë, në dobi të një të ardhmeje të përbashkët europiane”, përfundon reagimi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

/Burimi ATSH

UNDP miraton programin e ri për Shqipërinë: Fokus te punësimi, ekonomia dhe drejtësia

Bordi Ekzekutiv i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka miratuar Programin e ri për Shqipërinë 2027–2031, një…

Global 360

Vuçiç shpërndan parlamentin dhe shpall 25 tetorin ditë zgjedhjesh kombëtare

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shpërndarë Asamblenë Kombëtare Serbe dhe ka shpallur zyrtarisht zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat do…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

UNDP miraton programin e ri për Shqipërinë: Fokus te punësimi, ekonomia dhe drejtësia

Bordi Ekzekutiv i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka miratuar Programin e ri për Shqipërinë 2027–2031, një…