Rama: Carja konfirmohet Kampione e Evropës në Peshëngritje për U23

Peshëngritësja Enkileda Carja ka shkëlqyer në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Durrës duke thyer 6 rekorde europiane dhe duke fituar 3 medalje ari.


Peshëngritësja Enkileda Carja ka shkëlqyer në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Durrës duke thyer 6 rekorde europiane dhe duke fituar 3 medalje ari.

Arritjet e peshëngritëses Carja u vlerësuan sot edhe nga Kryeministri Edi Rama.

Rama u shpreh në një postim në rrjetet sociale se, Enkileda Carja konfirmohet Kampione e Evropës në Peshëngritje për të Rinj dhe U23.

Carja theu 3 rekorde evropiane në stilin e shkëputjes (95 kg, 97 kg dhe 98 kg) dhe fitoi medaljen e artë në kategorinë 63 kg.

Gjithashtu, në stilin e shtytjes, Carja theu 3 rekorde të tjera, (113 kg, 116 kg, 118 kg), duke fituar me dalje ari në shtytje dhe në dygarësh.

Kampionati po mbahet nga data 28 tetor deri më 4 nëntor në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës, me pjesëmarrjen e 35 shteteve evropiane.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Nuk ka bllokim të Integrimit në BE, Greqia ndër mbështetëset kryesore

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh këtë të hënë se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Nuk ka bllokim të Integrimit në BE, Greqia ndër mbështetëset kryesore

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh këtë të hënë se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë…