Malaj: Vizioni “Shqipëria 2030”, destinacion udhëheqës në Mesdhe i turizmit të qëndrueshëm

Ministri i Financave Petrit Malaj, mori pjesë në aktivitetin e nivelit të lartë lartë “Turizmi i Qëndrueshëm për Punësim, Jetesë dhe Zhvillim”, në kuadër të Takimeve Vjetore 2025 të Grupit të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, që u organizuan në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Ministri i Financave Petrit Malaj, mori pjesë në aktivitetin e nivelit të lartë lartë “Turizmi i Qëndrueshëm për Punësim, Jetesë dhe Zhvillim”, në kuadër të Takimeve Vjetore 2025 të Grupit të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, që u organizuan në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë aktivitetit të zhvilluar me pjesëmarrjen e ministrave të financave nga vende të ndryshme, politikëbërës dhe drejtues ndërkombëtarë, pjesëmarrësit diskutuan mbi mënyrat se si vendet mund të shfrytëzojnë potencialin e turizmit, në veçanti atij kulturor dhe të natyrës për të krijuar më shumë vende pune, për të fuqizuar komunitetet, si dhe për të nxitur një rritje të qëndrueshme ekonomike.

Gjatë bisedës në panel, me drejtoreshën e përkohshme Globale për Mjedisin në Bankën Botërore Genevieve Connors, ministri Malaj, nënvizoi rrugëtimin e Shqipërisë turistike gjatë viteve të fundit, si dhe transformimin, si një nga destinacionet më dinamikë të Mesdheut.

“Në vitin 2014, Shqipëria kishte jo më shumë se 3,6 milionë vizitorë të huaj, ndërsa në vitin 2024 ky numër arriti në rreth 12 milionë. Janë shifra që kanë kontribuar ndjeshëm në rritjen e konsumit, punësimit, rritjen ekonomike, si dhe e kanë bërë Shqipërinë një destinacion gjithnjë e më të kërkuar, unik dhe që reflekton përvojën autentike e të qëndrueshme mesdhetare”, u shpreh Malaj.

Ministri Malaj gjatë prezantimit të tij, theksoi gjithashtu, se turizmi në Shqipëri do të vijojë të jetë një kontribues i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, ndërsa vizioni i qeverisë “Shqipëria 2030” do të mundësojë pozicionimin e vendit, si një destinacion udhëheqës në Mesdhe, i turizmit të qëndrueshëm.

“Objektivi ynë është të transformojmë Shqipërinë në një destinacion me vlerë të lartë, gjatë gjithë vitit, që ndërthur bukuritë natyrore me infrastrukturën cilësore, autenticitetin kulturor dhe zhvillimin e gjelbër. Deri në vitin 2030 ne parashikojmë të gjenerojmë 6,6 miliardë euro të ardhura vjetore nga turizmi, duke dyfishuar qëndrimet dhe duke reflektuar, si rritjen e cilësisë së shërbimeve, ashtu edhe njohjen ndërkombëtare të Shqipërisë, si një destinacion elitar turistik”, theksoi Malaj.

Kjo ambicie e qeverisë do të mbështetet nga investimet e vazhdueshme në digjitalizim, infrastrukturë, aftësimin e fuqisë punëtore në turizëm, etj, me qëllim për të siguruar që rritja të jetë gjithëpërfshirëse, miqësore me mjedisin, por edhe e integruar, në përputhje me strategjinë e përgjithshme të zhvillimit kombëtar.

Ministri i Financave, gjatë fjalës së tij theksoi gjithashtu edhe rëndësinë e partneriteteve strategjikë ndërkombëtarë, veçanërisht me Bankën Botërore, që luajnë një rol thelbësor në mbështetjen ndaj reformave që po ndërmerr Shqipëria e që garantojnë një rritje ekonomike të qëndrueshme.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Anëtarësimi në BE çështje e mirëqenies së qytetarëve

Kryeministri Edi Rama tha sot se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk duhet të banalizohet dhe as…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE çështje e mirëqenies së qytetarëve

Kryeministri Edi Rama tha sot se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk duhet të banalizohet dhe as…