Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.


Nga Josif Papagjoni

…Pata nje emocion te veçante tek pashe mitingun madheshtor e domethenes ne mbrojtje te se drejtes per prijesit e luftes çlirimtare ne Kosove. M’u duk sikur ajo balte, ai poshterim dhe ajo akuze e padrejte e nje procesi gjyqesor te sajuar dhe tejet te sterzgjatur ndaj Hashim Thaçit, Krasniqit Kadri Veselit…, ky miting popullor ne sheshin e atit te kombit, Gjergj Kastriotit Skenderbeu, sikur ia hoqi dhe ia shpëlau. Dhe portretet e tyre moren pafajesi e drite. Nje komb u be bashke. Nje grusht. As me intereson se ky miting madheshtor u “organizua” nga Edi Rama per fitime politike etj, etj., siç thone ca politikane rrugesh me fitila zjarri gati per te ndezur ç’te gjejne perpara, as ca gazetare qe i bien qemanes siç u thone ca pleq te roitur mbetur akoma poltronave. Une them se ai ishte rrahja e zemres se kombit shqiptar, e atyre shqiptareve te Kosoves qe ndjehen te fyer nga burgosja dhe poshterimi i komandanteve te tyre, e gjithe shqiptareve qe gjithashtu ndjehen te fyer teksa ia ndotin Lirine dhe shpirtin e vetemohimit bijve te tyre, te cilet, kur dheu jua kerkoi, koken e vune nen presen e satërit dhe gjakut per te mbrojtur familjaret e tyre, pragun e shtepise, token, nderin, historine…

…Dhe del nje ish kryeminister dhe ish President i vendit, sot kryetar i nje opozite te çatrafillosur, anakronike, qe bjerret e bjerret perfund (sa keq per vendin!), qe depuetet e kësaj opozite i mban mberthyer si ne nje grusht rreth interesave te mbijeteses se tij, dhe… dhe urdheron qe militantet e PD te refuzojne pjesemarrjen ne kete miting. E kush? Ky njeri qe kinse pergjerohet ekran pas ekrani per Kosoven?!… Jo or i ashtuemeruari Lider i demokrateve, askush nuk i numeroi ne shesh demokratet a socialistet, se ata qene te gjithe aty SHQIPTARE…

Mos kerkoni sebepe kot qe t’i hidhni benzine dasive. Kur jemi bashke duhet dhe te behemi bashke ne hall. Mos kerkoni qiqra ne hell, kjo eshte imja e kjo eshte jotja. Njerezit, me instinktin e tyre kombetar sa dhe me ndjeshmerite humane kunder padrejtesise, trokiten fort ne veshet qe jane shurdhuar apo bejne sikur nuk degjojne. Pretekste kot se koti si tek ai filmi me batuten cinike “germo Tare germo, se aty kam fshehur qenin e ngordhur…”, veçse e bejne qesharak kete “Ish” dikur te frikshem; humbasin besimin e njerezve per te. E di se ata, demokratet, ndjehen njesoj te poshteruar si shqiptare. Por se ku fshihet ky qeni i ngordhur i Berishes, s’po del qe s’po del gjekundi!

Po ku e ka hallin ky njeri? Valle se rivali i tij po i merr dafinat e atdhetarit dhe mbrojtjes se luftes se UÇK ne Kosove? Po ç’rendesi kane keto. Ti, or zotni, nuk doje qe demokatet e tu te mblidheshin ne miting si gjithe shqiptaret. I do ata ende si nje kope pas vetes. I hoqe nga rreshti prej shqiptaresh, paçka se e dije qe ata ishin pikerisht aty, tek ai shesh, perballe heroit dhe atit te kombit, Gjergjit te pamort. Ishin aty si shqiptare dhe asnje urdher i yti dhe atyre qe ke prane nuk i ndal dot te shkojne aty ku e verteta jone e perbashket i therret. Nje takemi demagogesh dhe populistesh u mungon qeni i ngordhur dhe nuk po e gjejne dot. Mirepo kur njeriu s’do qe te degjoje, s’do qe te shikoje, s’do qe te kuptoje edhe kur drita eshte aq e forte – lëre te kerkoj e te germoje si Tare ziu qenin e ngordhur…

…Te marresh pjese ne nje miting shqiptaresh pa dallim partish nuk eshte delir madheshtie, as patetike kombetare siç thone disa, perkundrazi eshte ndjeshmeri, kur e drejta jote cenohet, kur lufta per vetembrojtje poshterohet dhe ndeshkohet. Eshte dinjitet, eshte te ndjehesh i barabarte me tjetrin, jo inferior, ca me keq nje komb i drobitur me nervin e ngordhur ndaj padrejtesise.
I degjova njerezit qe folen ne tribunen poshte monumentit te Skenderbeut. Ndjeva zemren e gjithe asaj mase qe rrihte ne nje ritem. Pashe dhe gjeneralin e moçem, ish presidentin Moisiu dhe me erdhi aq mire, qe ne ate moshe erdhi dhe kerkoi te drejten historike per UÇK. Dhe pata ndjesine e dinjitetit. Dinjitet per kombin. Per gjithe shqiptaret, kudo qofshin e jetofshin. Dinjitet per ata qe bene luften ne Kosove, qe lane familjet, rehatin, femijet, grate, te dashurit e tyre dhe moren ne sy vdekjen, hodhen mbi shpine sakrificen, plaget, plumbat, nuk ia mbathen. Dinjitet per shtetin shqiptar, qe kerkon te verteten, te shplahet nga balta e shpifjes; kerkon nje ndjese prej asaj drejtesie dhe akuzen e pabazuar te saj bere ndaj heronjve te gjalle te Luftes. Njezeri ky miting njerezish, protestuesish te deshperuar dhe shqiptaresh te bere bashke, ashiqare kerkuan nga traseja institucionale e te DREJTES, qe me ne fund gjykata e posaçme, e paguar shume shtrenjte nga europianet (2.2 miliard euro me sa degjova) te jape zgjidhjen e shumepritur, ta zeroj akuzen e ngritur mbi shpifjen dhe kalkulimet politike, e cila rezulton ose e kurdisur nga bodrumet e armiqve tradicionale te shqiptareve, me gjase nga ruset dhe tenxheret e tyre ballkanike, ose thjesht nje shpifje e servirur si akuze por ne fakt nje paaftesi e prokuroreve delirante.

Zeri qe degjova nga ky miting dhe imazhi i atyre mijera veteve ne shesh ishte nje apologji sa trimerore dhe ne nivelin e nje kombi te qyteteruar, aq dhe inteligjente do ta quaja. Trimerore, se shqiptohen haptazi, balle per balle, pa nje dridhje qerpiku, e drejta e KOMBIT mbare. Inteligjente, sepse beri nje apel te hapur ne vetedijen morale dhe historike europiane dhe kesaj gjykate, qe lipset te pranojne gabimin e kryer, ta ndreqin ate dhe te beje katarsisin perballe nderit te shtetit shqiptar. Heronjte dhe te sakrifikuarit nga lufta nuk mund te lihen ne harrese, perndryshe gabimi diku gjetke perseritet. Per hir te akrobacive politike dhe shastisjes se nje lideri te plakur e te tejkaluar ne kohe, me llogaritjet e tij meskine, me interesat qe dreqi i di se ku shkojne e si jane mpleksur territ, nuk mund te poshterohet e drejta, vete kombi, SHQIPTARET si nje e tere.

Une ndjeva dinjitetin e kombit tim. Ndjeva nje emocion dhe kerkese mbareshqiptare per lirimin e burrave trima te ketij vendi. Ndjeva ballafaqimin me te verteten e shkelur, indinjaten legjitime per mbajtjen ne qeli pa prova dhe pa te drejte te udheheqesve te luftes, pash solidaritetin dhe vellamerine prej shqiptaresh; pash nje zemerim te permbajtur dhe ne korniza institucionale, paçka se perdet prej pupulini diku qene grisur. Dhe keto “perde” i njohin mire shqiptaret, sidomos kosovaret, me gjenocidin qe eshte ushtruar prej tyre nga serbet. Pas atyre perdeve fshihen plaget qe dhembin fort dhe zemrat e shqyera qe kane humbur njerezit e shtrenjte. Per keto plage e keto zemra u ngriten djemte e UÇK. Ata meritojne gjithe nderimin e Kombit shqiptar si nje i tere. Te tjeret qe kerkuan dhe penguan pjesemarrjen ne ate miting madheshtor, le te kerkojne qenin e ngordhur…

(Marrë nga faqja në Facebook e autorit)

Lexo më shumë nga

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.